• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STANE ME PANELE DIELLORE NË SHËNGJERGJ/ Çuçi: Vitin tjetër subvencion për zgjerimin e tufave (FOTO)
Home
Sociale

STANE ME PANELE DIELLORE NË SHËNGJERGJ/ Çuçi: Vitin tjetër subvencion për zgjerimin e tufave (FOTO)

3 August, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të veçantë vitin e ardhshëm. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane të fshatit Linoz në Njësinë Administrative Shëngjergj, Tiranë. Çuçi shoqërohej në këtë takim nga zv.ministri Dhimo Kote. “Nëse me qumështin mund të vazhdojmë subvencionimin për t’iu ardhur juve në ndihmë për mbijetesë në këtë rast, për pjesën e mishit është një mundësi shumë e mirë që krijon vlerë. Blegtoria duhet të jetë një sektor po aq i zhvilluar sa bujqësia. Kemi një moment të mirë në bujqësi falë edhe strategjisë e vizionit që kishim ne duke forcuar pikat e grumbullimit, duke subvencionuar serrat. Këtë gjë do të bëjmë edhe me blegtorinë, por duke u fokusuar më shumë tek zgjerimi i tufave. Ne do të mbështesim rritjen e tufës për mbarështim për mish”, tha ministri Çuçi. Sipas tij Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj duhet të fokusohemi më shumë tek zgjerimi i tufave për mish.

Sipas ministrisë për herë të parë disa stane të kësaj zone malore janë ‘elektrifikuar’ me panele fotovoltaik dhe kanë ndriçim për të përmbushur nevojat e tyre. Po kështu janë pajisur me tualete me dushe që ngrohen me dru, sobë gatimi, si dhe bidona cilësorë për transportin e qumështit në baxhon që ndodhet aty pranë.

Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët dhe përfaqësuesit e organizatës që ka zbatuar këtë projekt, ministri Çuçi tha se është me rëndësi që ky model të përhapet edhe në stane të tjera të vendit dhe se Ministria e Bujqësisë është e gatshme të kontribuojë në këtë pikë. Kullotat alipine në Malin me Gropa, në lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit janë një nga zonat më të bukura malore të Tiranës dhe kanë përspektivë të veçantë për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit malor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI NË FILMA"/ Shqiptari po kthehej në atdhe me 1 mln euro kokainë, zbulohet nga qeni në Itali
Previous article NUK MJAFTON DËNIM I NGA CAS/ FIFA “shuplakë” Skënderbeut para kampionatit

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT