• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sputnik”: Ja pse Prishtina kërkon pasaporta të Shqipërisë
Home
Rajon

“Sputnik”: Ja pse Prishtina kërkon pasaporta të Shqipërisë

14 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Rajon

Media e njohur për qëndrimet më së tepërmi pro-sllave “Sputnik” ka shkruar një artikull në lidhje me faktin se është hedhur propozimi që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me pasaportat e Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut të tij shqiptar Ilir Meta t’iu japë shtetasve të vendit të tij shtetësinë shqiptare në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë nëpër Europë pa viza.

“Kjo nuk është gjë tjetër por një tjetër përpjekje nga Prishtina për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë analisti politik, serb nga Kosova, Zhivojin Rakoçevç për “Sputnik”.

Ai ka thënë se shumica e shqiptarëve aktualisht e perceptojnë Kosovën si një shtet të parëndësishëm duke iu referuar ngjarjeve të tanishme sikur janë një “guaskë pa përmbajtje”, duke demonstruar “zhgënjim pas një ëndrre të pavarësisë së përsosur”.

“Ka anarki dhe korrupsion, plus ekonomia e Kosovës është në rënie”, tha Rakoçeviç, në lidhje me iniciativën e Prishtinës për të pajisur qytetarët e Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, duke dhënë idenë kështu të asaj që quhet “Shqipëria e Madhe”.

“Në të njëjtën kohë, serbët ndihen të turpëruar sepse nuk janë në gjendje të përdorin pasaportat e tyre serbe”, shtoi ai.

Rakoçeviç portretizoi thënien e fundit të Thaçit si “alarmuese” sepse “nxitja e kaosit është mënyra më e lehtë për të tërhequr vëmendjen”.

“Vendet perëndimore e dinë se projekti i tyre gjoja i suksesshëm në Kosovë duhet të paktën të duket i qëndrueshëm dhe çelësat për këtë stabilitet janë në duart e Hashim Thaçit”, përfundoi Rakoçeviç.

E avokati nga Prishtina Azem Vllasi ka thënë se komentet e Thaçit duhet të interpretohen vetëm në aspektin e dëshirës së qytetarëve të Kosovës për të pasur lirinë e lëvizjes sikundër gjithë të tjerët.

“Ne duhet t’i tregojmë Europës një nevojë për rrugën për të shpëtuar nga situata aktuale”, tha ai, duke shtuar se qytetarët e Kosovës ndihen sikur janë në rezervë.

Javën e kaluar, Thaçi fajësoi komunitetin ndërkombëtar për dështimin në premtimet e bëra në këmbim të Prishtinës, për ngritjen e një gjykate për krimet e luftës me bazë të Holandë.

Më parë zyrtarët e BE janë zotuar për të shpejtuar rrugën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe në UNESCO, si dhe për dhënien e vizës për shtetësinë e Kosovës me liberalizimin e vizave.

Në gusht, Kosova ra dakord për krijimin e një gjykate të posaçme për të provuar ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi të cilët rëndojnë akuza për krime të ndryshme në luftën ndaj Serbisë në fund të viteve 1990.

Gjykata, e cila do të ketë bazën në Holandë në vitin 2018 do të financohet nga Bashkimi Europian, për të parandaluar korrupsionin e mundshëm gjyqësor. Të gjithë qytetarët do të jenë jo shtetas të Kosovës, por do të zbatojnë ligjin e Kosovës.

Në vitin 1999, NATO nisi një operacion ushtarak në Jugosllavinë e atëhershme që përfshinte Serbinë dhe Malin e Zi, gjatë luftës së Kosovës për abuzimet e supozuara të të drejtave të njeriut të popullsisë shqiptare gjë e cila së fundmi hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, diçka që u njoh nga më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-së.

Serbia, Rusia, Kina, Izraeli, Irani, Spanja, Greqia dhe disa vende të tjera nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur”, shkruan “Sputnik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Aktoret rrëfejnë përdhunimet dhe ngacmimet seksuale: Weinstein na priste i zhveshur
Previous article Arrestohet shqiptari i famshëm, mediat e huaja e quanin “sulltani i prostitutave”

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT