• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT SFIDA SHQIPËRI-LETONI/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni dronë! Ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja
Home
Aktualitet
Kronikë

SOT SFIDA SHQIPËRI-LETONI/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni dronë! Ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja

9 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërkombëtar Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet sot, 9 shtator 2025 në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Policia do të sigurojë shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve të ekipit të Letonisë që nga aeroporti i Rinasit, deri në hotel, stadium dhe kthimin drejt aeroportit. Gjithashtu, do të sigurohet edhe shoqërimi i futbollistëve të ekipit shqiptar brenda stadiumit.

Në funksion të garantimit të rendit publik, do të kryhen kontrolle të detajuara në stadium dhe në mjediset përreth për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si fishekzjarre, lëndë piroteknike, sende të forta, dhe objekte të tjera që mund të shkaktojnë shqetësime. Policia do të organizojë patrullime dhe do të ushtrojë kontroll të territorit edhe nëpër qytetin e Tiranës para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Në kuadër të menaxhimit të situatës, do të sigurohen rrugëkalime për shërbimet e emergjencës dhe do të ketë masa të veçanta për trafikun rrugor në zonat pranë stadiumit.

Bashkëpunimi për organizimin e ndeshjes është bërë me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, shërbimet zjarrfikëse, spitalet dhe shërbimet e tjera të emergjencës, si dhe me personelin e sigurisë të ekipit të Letonisë.

Për shkak të masave të sigurisë, më 9 shtator, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore kryesore pranë stadiumit, duke përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Dervish Hima” dhe rrugë të tjera përreth.

Parkimi për tifozët nga disa zona të vendit është organizuar në mënyrë të veçantë, me pika të caktuara për autobusët dhe automjetet private, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet në trafik.

Policia ka bërë thirrje për kontroll të rreptë të tifozëve para hyrjes në stadium, duke ndaluar hyrjen e sendeve të rrezikshme dhe objekteve që mund të shkaktojnë probleme. Po ashtu, qytetarët janë paralajmëruar që të mos përdorin dronë në zonën e stadiumit, pasi Policia do të përdorë pajisje anti-dronë për të parandaluar këtë.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive dënohen me gjobë dhe burg, sipas Kodit Penal shqiptar. Hyrja në fushën e lojës pa autorizim, hedhja e sendeve të forta, përdorimi i lëndëve piroteknike dhe dhuna ndaj sportistëve janë veprime penale që do të ndëshkohen me ashpërsi.

Njoftohet se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërsa tifozët këshillohen që të mos publikojnë në rrjetet sociale bileta të blera, pasi ato janë personale dhe kanë barcode që kontrollohet rigorozisht për të parandaluar falsifikimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI I FORTË GODET GREQINË/ Ja sa ishte magnituda e lëkundjeve sizmike
Previous article DYSHOHET SE ISHTE OBJEKT I ATENTATIT/ Reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT