• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT 8 VJET NGA VRASJET E 21 JANARIT/ Motra e Ziver Veizit: S’ka drejtësi, në këto vite…
Home
Aktualitet
Kronikë

SOT 8 VJET NGA VRASJET E 21 JANARIT/ Motra e Ziver Veizit: S’ka drejtësi, në këto vite…

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kur kanë kaluar 8 vite nga ngjarja e “21 Janarit”, familjarët e Ziver Veizit thonë se drejtësia ende nuk është vënë në vend.

554

Ata shpresojnë në rihapjen e çështjes nga institucionet e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi. Në familjen e Ziver Veizit në Gjirokastër po përgatiten të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme të organizuar në nderim të viktimave të 21 janarit 2011. Tradita e përvitshme tashmë e ndan familjen në dy pjesë.

Ndërsa dy prej motrave e vëllezërve të Ziverit i bashkohen familjes së tij, bashkëshortes, djalit e vajzës në Tiranë, pjesa tjetër e familjes mirëpret miq, të afërm dhe pushtetarë që ndjekin ceremoninë që zhvillohet çdo vit në fshatin Zenelaj, në Gjirokastër, aty ku prehet Ziver Veizi. Por ende dhe sot, 8 vite më pas, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Për motrat e vëllezërit e Ziverit, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa hetimet, sipas tyre, janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.

trendafile

“Çdo vit që kalon presim një përgjigje për vrasësit e vëllait dhe çdo vit është njësoj”, thotë vëllai i Ziverit, Çaushi. “Dimë që nuk po bëhet asnjë hetim. Kemi folur edhe me familjarët e viktimave të tjera. Të njëjtën gjë na tha edhe e shoqja e Aleks Nikës, që hetimi është mbyllur”, shton ai.

Për motrën e Ziverit, Trëndafilen, Reforma në Drejtësi nuk do të mund të quhet e tillë nëse nuk zbardh ngjarjen e 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të 4 personave. “Asnjë ndryshim nuk ka pasur në këto tetë vite dhe nuk po shohim asnjë përpjekje. Por ne kemi shpresa te drejtësia e re, te këto institucionet e reja që u krijuan në drejtësi”, tregon Trëndafilja.

Në fillim të nëntorit 2018, qeveria socialiste paraqiti në Kuvend një projektligj të ri “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, ku ndër të tjera përcaktohet se këtë status mund ta marrin të gjithë “shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990”. Ky përcaktim mundëson edhe statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për 4 të vrarët e protestës së 21 janarit, të thirrur nga Partia Socialiste.

Por, dhënia e këtij statusi është një informacion për të cilin familja ka dëgjuar vetëm nëpërmjet medias. Për të afërmit e Ziverit, ky është një vlerësim moral, por nuk është zgjidhje për drejtësinë e vrasjes. “Do të na lehtësonte dënimi i vrasësve më shumë sesa dhënia e statusit ‘dëshmor’, që është një vlerësim moral, por jo drejtësi”, shprehen ata. Prej 8 vitesh tashmë, familjarët e të vrarëve në protestën e 21 janarit apelojnë për drejtësi. Socialistët kanë akuzuar ish–Kryeministrin Berisha dhe ish–ministrin e Brendshëm Basha, për vrasjet e asaj dite.

Prej kohës kur ishin ende në opozitë dhe prej gati dy mandatesh në pushtet, socialistët dhe Edi Rama kanë premtuar çdo vit vënien e drejtësisë për ta. Por ende dhe sot nuk kanë mundur të mbajnë premtimin, ndërsa familjarët janë shpërblyer vetëm financiarisht dhe shpërblimi i radhës duket se do të jetë dhënia e statusit të “Dëshmorit të Atdheut”. Në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, përveç Ziver Veizit mbetën të vrarë dhe Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Veizi në atë kohë 43 vjeç, u qëllua me plumb, ndërkohë që qëndronte para hyrjes së Kryeministrisë bashkë me shumë demonstrues të tjerë. Ndërkohë që fillimisht u dyshua për një plumb rikoshet, më pas ekspertiza doli në përfundimin se Ziver Veizi ishte qëlluar me plumb të drejtpërdrejtë. Veizi ishte viktima e parë që mbërriti në urgjencën e Spitalit Ushtarak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA "PUSHTOHET" NGA DËBORA/ Vijojnë të bllokuar disa fshatra në Kukës dhe Tropojë
Previous article PAMJE TË MREKULLUESHME NGA LINI/ Fshati "MAGJEPSËS" i mbuluar me BORË, duket si... MAGJI!

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT