• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKENARI I DHUNËS/ Gramoz Ruçi anulon senancën Parlamentare
Home
Politikë

SKENARI I DHUNËS/ Gramoz Ruçi anulon senancën Parlamentare

20 February, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i Kuvedit Gramoz Ruçi deklaroi se po ndjek me shumë shqetësim veprimet politike të opozitës pas protestës dhe vendimit të grupeve të PD dhe LSI-së për djegien e mandateve

Më pas Ruçi tha se seanca e Parlamentit e parashikuar që të zhvillohej ditën e nesërme është anuluar si pasojë e skenareve të dhunës që po përgatiten në protestën e opozitës.

“Po ndjek me shumë shqetësim veprimet politike të opozitës pas protestës dhe vendimit të grupeve të PD dhe LSI-së për djegien e mandateve.

 Së treti po ndjek me vëmendje vendimin për përgatitjen e opozitës për protestën e datës 21 shkurt pranë Kuvendit në të njëjtën orë dhe datë me zhvillimin e seancës.

Për të treja këto do të kërkoja, pasi jemi dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që i ka kushtuar shumë vendit.

Pamjet e trishtueshme të dhunës, bënë xhiron e botës. Kush ka bërë plane për të ardhur për pushime në verë në Shqipëri është stepur.

Ato pamje nuk janë aspak inurajuese aspak për investitorët. Jo gjithcka që ndodhi ishte për t’u hedhur poshtë, janë të përshdetur ata që protestuan paqësisht dhe policët.

Qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunë nuk u përmbush, institucionte u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua.

Duke pasur parasysh historinë e afërme jo gjithçka që ndodhi ishte për ta hedhur poshtë. Janë për t’u përshëndetur ata qytetarë që demonstruan në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre por edhe ata djem e vajza në uniformë në polici e gardë. Qëllimi për nxitjen e dhunës nuk u përmbush, institucionet u mbrojtën me profesionalizëm dhe asnjë protestues nuk u dëmtua fizikisht. 

E kam falënderuar ministrin e Brendshëm, lidershipi i tij i urtë e i vendosur ka bërë diferencën e madhe të protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve më parë që u kthyen në tragjedi. Por mos të harrojmë se pamjet e dhunës kanë një pasojë të dëmshme për proceset integruese. Si kr u Kuvendit dhe si deputet jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë situatë.

Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga vetë opozita për djegien e mandateve sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm të madh. 

Mesazhet e djeshme të BE dhe SHBA më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete të papëlqyeshme. Një skenar i tillë i padëgjuar është një lloj kamikazllëkun që hedh në erë të zotët e punës por dëmton dhe të tjerët. Nuk është momenti të komentoj mbi këtë skenar.

 Mund të them që ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli është tërësia qe qytetarëve që na mandatojnë me votë.

 Si kryetar i Kuvendit dhe si dikush që kam parë shumë në atë çati duhet të them sot se opozitë më të garantuar për lirinë e shprehjes se kjo e sotmja nuk ka pasur. 

Prej 5 vite e gjysmë kjo opozitë ka pasur atë që opozita e dikurshme luftoi 4 vjet e gjysmë e nuk e mori dot. Prej 1 viti e gjysmë kjo opozitë ka konsumuar akte të pandodhura më parë në Sallën e Kuvendit.”- tha Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOHJA E KOSOVËS NGA SERBIA/ Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Është kërkim FALJE...
Previous article ZBULOHET GAFA HISTORIKE/ Ja shifra që Real Madridi e refuzoi Neymarin

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT