Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ditën e sotme deklaratën e e shefes së BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila tha se, pa u hequr taksa nuk do të ketë raund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hardinaj, njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është kërkim falje për veprimet që ky i fundit ka kryer në Kosovë, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm të bisedojë edhe për marrëdhëniet tregtare me shtetin serb.
Ndër të tjera, kreu i Qeverisë së Kosovës tha gjithashtu se, nëse partneri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli kërkon që të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, do ta shqyrtojë këtë çështje. Ai u bëri thirrje LDK-së dhe LVV-së, që të jenë pjesëmarrës në procese të rëndësishme shtetërore, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.


