Një shtetase 46 vjeçare i ka përvetësuar një sasi të konsiderueshme eurosh një shtetase shqiptare, me banim në Tiranë, e moshës 57 vjeç.
Kjo e fundit e ka denoncuar 46 vjeçaren për moskthim të shumës, duke e dërguar çështjen në Polici.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. S. vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një sasi eurosh shtetases B. K. vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.