• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E PLOTE E SKANDALIT/ Si i bëri “magjistari” ADRIATIK LLALLA 100 mijë eurot, një miliardë e gjysëm (DOKUMENTAT)
Home
Uncategorized

SKEMA E PLOTE E SKANDALIT/ Si i bëri “magjistari” ADRIATIK LLALLA 100 mijë eurot, një miliardë e gjysëm (DOKUMENTAT)

8 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla sipas SHBA është zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjtë viteve të ushtrimit të detyrës. Alpenews.al prej disa javësh ka investiguar për të gjetur prova dhe fakte, e për ti ekspozuar ato publikisht në mënyrë që qytetarët të kuptojnë nëse ky motivacion i sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson me rastin e ndalimit të futjes në SHBA të familjes Llalla, është një e vërtetë që mund të shihet dhe provohet nesër edhe juridikisht, nga organet kopetente?

Fotot dhe provat e panurmërta të botuara më parë për jetën tejet ekstravagante të familjes Llalla, tregonin një standard të frikshëm, mes një luksi të shfrenuar, ku mbizotëronin pushimet me jahte miliona euro dollarëshe, e frekuentim të ambjenteve ekskluzive për shtresën super të pasur, mes makinash nga 263 mijë euro njëra, me skafe, motorra uji, helikopterë, hotele me pese yje, veshje të fiirmave nga më të shtrenjtat në modën e lartë botërore, etj.

Ndërsa gjatë kësaj jave, Alpenews.al publikoi dokumenta origjinale nga dosja e aferave të dyshimta të Adriatik Llallës, ky binte në sy, një seri e pafund transaksionesh me pronat e patundshme, sipas një skeme qe sipas eksperteve, ploteson kushtet e qenies së një skeme pastrimi parashë të pista, sipas formulës: Bli lirë, rivlerëso pas pak kohësh dhe shit me çmime deri në mbi 23 herë më të shtrenjta, për të justifikuar në këtë mënyrë fiktive, paratë e ardhura nga korrpsioni “sinjifikativ” gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Në këto dy tabela përmbledhëse kemi të shënuar të dhënat kryesore rreth këtyre operacioneve të errëta të realizuara nga Kryeprokurori Adriatik Llalla. Në gjashtë rastet e shitblerjes apo blerjes dhe rivlerësimit të pronave pas pak kohësh që kemi marë në shqyrtim, rezulton se kemi te bejme me një skemë tipike të pastrimit të parave të pista, siç i thanë Alpenews.al, ekspertëve te antikrimit ekonomiko- financiar me të cilët jemi konsultuar posaçërisht.

Tabela më sipër tregon në mënyrë të thjeshtëzuar e të kuptueshme për këdo, mekanizmin e përdorur nga z. Llalla për të fshehur burimin e pasurisë, për mosdeklarimin e të ardhurave, për pastrimin e produkteve të veprës penale të rasteve të mëdha të korrupsionit me detyrën dhe për ta shumëfishuar me letra si me magji, gjithë pasurimin korruptiv të familjes së tij.

Më së shumti, z. Llalla ka përdorur aktet e shitblerjes së tokave, si një mundësi për të kamufluar gjithë operacionin e errët financiar. Siç shihet nga të dhënat e mësipërme ai ka zgjedhur formulën klasike të pastrimit të parave të pista: Bli lirë në të gjitha rastet me çmime qesharake nën ato të tregut dhe pas shumë pak kohësh shit deri në 20-30 herë më shtrenjtë. Një normë krejt artificiale dhe fiktive e rritjes së vlerës së pasurive të tij të patundshme, të pabazuar në asnjë rregull apo normë të rritjes së tyre në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Siç shihet në fund të tabelës së dytë, në total, z. Llalla ka blerë në gjashtë kontrata të ndryshme, në kohë dhe në vende të ndryshme, duke futur në lojë një shumë prej afro 100 mijë eurosh (16.305.000 lekë) dhe në përfundim të skemës së tij “kriminale” ai tashmë zotëron 1 miliardë e gjysëm lekë (148.724.000 lekë).  Në këtë mënyrë Adriatik Llalla ka dy rrugë: Ose të hetohet duke u ndjekur penalisht, ose të shpallet magjistari i pronave. Për arësyen e thjeshtë se vetëm në arat që ka blerë z. Llalla me një sipërfaqe prej 25 mijë metrash katrorë, ka rë shi i artë përgjatë këtyre 27 viteve në Shqipëri.

SHKRIMI INVESTIGATIV I MESIPERM, u njoftua në Alpenews.al, 24 orë më parë:

Gjatë ditës së enjte datë 8 mars 2017, në vijim të serisë së botimeve rreth skandaleve të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, “Alpenews,al” do të botojë për herë të parë skemën e plotë të zinxhirit të errët financiar që ka përdorur ai, për të rritur fiktivisht e në mënyrë galopante pasurinë e familjes së tij, deri në nivele të frikshme e marramendase.

Një skemë, e cila nëse i besohet sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, bazohet tek përfshirja e Llallës në akte madhore korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithsëm të Republikës.

Përgjatë tri ditëve të para të kësaj jave, seriali i shkrimeve që hedh dritë mbi pasurimin shumë të dyshimtë të Llallës dhe familjarëve të tij, ka përfshire rastet konkrete, me dokumenta zyrtare, sesi Llalla i ka marë vrasësve prona super të lakmuara, me çmime krejtësisht qesharake, e për ti rishitur me pas me çmime 23 herë më të shtrenjta brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, tek miqtë e tij biznesmenë.

Më pas, ka vijuar botimi i rasteve të tjera, që tregojnë se Llalla ka ndertuar nje mekanizëm të tërë i cili sipas eksperteve është një skemë klasike e pastrimit të parave të pista, duke blerë prona të paluajtshme me çmime super të lira, e për ti rishituar brenda shumë pak kohësh, me çmime të shumëfishta.

Të mërkurën kulmi i kësaj serie shkrimesh investigative me prova dhe fakte, ka qenë publikimi për herë të parë me shkresa zyrtare, harta dhe foto, i faktit skandaloz të blerjes nga ana e Llalles së një fshati të tërë në perfierinë më të lakmuar të imobilareve të Tiranës. Behet fjale per mblerjen e mbi 22 mije metra katrorë toke, me çmime qesharake, e te rivleresuara me pas në çmime deri në mbi 17 herë më të larta.

Të enjten, do të botohet e plote e gjithe skema e operacionit financiar qe duke futur rreth 100 mije euro ne loje, Adriatik Llalla i shumëfishon këto para duke i çuar ne vlerën e një miliardëve e gjysëm.  Një histori e frikshme sesi një zyrtar i shtetit shqiptar, me pagë krejt normale, arrin që të zotëroje pasuri të tilla përrallore ne shume pak vjet, duke i garantuar familjes se tij nje standard jetese prej sheikësh.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan – Arsenal, notat e Xhakës dhe Mustafit
Previous article Arsenali i fortë për Milanin

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT