• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skandali/ Shkollat përgënjeshtrojnë Voltanën për kamerat e sigurisë: Asnjë lek s’ka hedhur bashkia Shkodër
Home
Sociale

Skandali/ Shkollat përgënjeshtrojnë Voltanën për kamerat e sigurisë: Asnjë lek s’ka hedhur bashkia Shkodër

17 November, 2017 Ina.Autor Sociale

Të gjithë në PD imitojnë Berishën, duke filluar nga kreu i këtij partie Lulzim Basha. Por tek bllofet nuk po mbetet prapa as kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Kryebashkiakia e Shkodrës, e mediatizuar pas përplasjes verbale me kryeministrin Edi Rama për shkak të mospastrimit të disa objekteve rreth stadiumit, dhe në mungesë të punëve për komunitetin i cili e ka votuar, ka nisur të “përvetësojë” punën e të tjerëve.

Kështu, pas deklaratës së dy ditëve më parë të Bashkisë së Shkodrës, të drejtuar nga Voltana, ku thuhej se janë plotësuar me kamera të sigurisë disa shkolla të kësaj bashkie, ka ardhur edhe reagimi i tre drejtorive të këtyre shkollave, duke e nxjerrë bllof Voltana Ademin.

Në një prononcim për televizionin “Star Plus”, drejtorët e shkollave “Branko Kadia”, “Jordan Misja” dhe “28 nëntori” kanë përgënjeshtruar këtë deklaratë dhe kanë kërkuar që Bashkia ta përgënjeshtrojë deklaratën e bërë dy ditë më parë. Sipas drejtoreshave të këtyre shkollave, kamerat e sigurisë janë vendosur nga vetë shkolla me kontribut të prindërve dhe ministrisë, por jo të Bashkisë. Asnjë lek sipas tyre nuk ka hedhur bashkiua e Shkodrës.

“Kamerat i vendosëm me kontribut të prindërve dhe Ministrisë përmes projektit të AKSH për digjitalizimin, Bashkia të përgënjeshtrojë deklaratën e dhënë. Nuk ka asnjë kontribut Bashkia në vendosjen e kamerave të sigurisë”, – janë shprehur drejtusit shkollave.

Por pas kësaj Bashkia Shkodër ka dalë në një tjetër deklaratë për mediat, ku shprehet se pavarësisht kush ka investuar, shkollat janë pronë e bashkisë.

“Nisur nga prononcimi i disa drejtorëve të shkollave në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet e shkollave, i rikujtojmë se objektet si dhe e gjithë infrastruktura përfshirë dhe mjetet e punës, janë pronë e Bashkisë Shkodër dhe pronë e gjithë publikut. Komuniteti, organizata, donatorë dhe kushdo tjetër që bashkëpunon me institucionin e Bashkisë, është mëse i mirëpritur”, thuhet në deklaratën e bashkise.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadorët e Shqipërisë në Botë/ Bushati: Diplomacisë ekonomike në funksion të mirëqënies
Previous article Këto janë 10 kombet më pijanece të botës, nuk do ta besoni kush kryeson

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT