• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKANDALI RUS”/ Një ish-polic do të gjykohet për më shumë se 80 vrasje
Home
Europë

“SKANDALI RUS”/ Një ish-polic do të gjykohet për më shumë se 80 vrasje

10 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Një ish-polic rus, tashmë i dënuar për vrasjen e 22 grave, doli sot para drejtësisë për 59 vrasje të tjera që mund ta bëjnë atë vrasësin serial më barbar në historinë e Rusisë.

Mikhail Popkov, 53 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e 22 grave në qytetin e Angarskut në Siberi.

Një proces tjetër, seanca dëgjimore e të cilit u zhvillua sot me dyer të mbyllura, do të vendosë nëse ai është fajtor për 59 vrasjet e tjera.

I ashtuquajturi “maniaku Angarsk”, polici, i cili u largua nga posti i tij në vitin 1998, braktiste viktimat e tij, prostituta apo nëna, në pyje, varreza apo buzë rrugëve.

Dy gra kishin arritur t’i mbijetonin sulmeve të Mikhail Popkov, pavarësisht plagëve të rënda.

Hetuesit kanë identifikuar autorin e tyre në vitin 2012, pas kryerjes së analizave të ADN-së të banorëve që posedonin një veturë që korrespondonte me gjurmët e gomave të lëna në vendet e krimeve.

Ish-polici shënjestronte gratë në gjendje të dehur apo që kishin një mënyrë jetese që ai e konsideronte imorale dhe i vriste me ndihmën e një sëpate apo çekiçi.

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Dhe kur të jesh mërzitur shumë", mjafton të lexosh këshillën e Hawking
Previous article ÇFARË PO NDODH? Shifra alarmante: Në 10 ditë, vetëvriten 7 persona

g.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT