• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH? Shifra alarmante: Në 10 ditë, vetëvriten 7 persona
Home
Sociale

ÇFARË PO NDODH? Shifra alarmante: Në 10 ditë, vetëvriten 7 persona

10 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Vetëvrasjet në vendin tonë vazhdojnë të qëndrojnë në shifra të larta.

Edhe pse jemi në ditët e para të vitit të ri, shifrat e akteve të vetëvrasjes janë mjaft të larta. Vetëm në këto 10 ditë të para, katër meshkuj dhe tre femra në gjithë vendin i kanë dhënë fund jetës së tyre në mënyrë të mistershme.

Tre persona i kanë dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë (në bashkitë Memaliaj, Berat, Kuçovë), tre me vetëvrasje me armë zjarri (Korçë, Gjirokastër, Fushë-Krujë) dhe një me hedhje nga pallati (Vorë).

Rastet:

2 janar 2018 – Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa viktima është identifikuar si shtetasi Hysni Myrtollari, rreth 67 vjeç, pronar i një pularie.

2 janar 2018 – Në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B. M., 44 vjeç, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

3 janar 2018 – I jep fund jetës, kur të gjithë nuk e prisnin, kjo pasi 53-vjeçari Nasip Kalemi kishte shkuar te vëllezërit e tij në Iliras në Memaliaj për të festuar së bashku Vitin e Ri. Kalemi, i cili banonte në Fushë-Krujë, u gjet i pajetë në banesën e vëllezërve të tij, pasi kishte pirë fotoksinë.

5 janar 2018 – Një 32-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi ka konsumuar lëndë helmuese. Burimet nga policia thanë se shtetasja E. Ç., 32-vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se 32-vjeçarja ka humbur jetën më vonë në spital, ndërsa mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

5 janar 2018 – Vetëhelmohet dhe i jep fund jetës së saj në kulmin e saj! Një vajzë 22-vjeçare, I. Ç., nga fshati Vodëz, Kuçovë, i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë, duke pirë fotoksinë. Ajo ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Beratit.

6 janar 2018 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme ku në oborrin e shtëpisë është gjetur i vetëvratë me armë zjarri një i moshuar. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dje rreth orës 06:30 në fshatin Fushëbardhë është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. O., i cili dyshohet se vuante nga skleroza.

10 janar 2018 – Një 17-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës së saj duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshentja e Esma T., është vetëvrarë me pistoletë në banesën e saj. Ndërsa trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKANDALI RUS"/ Një ish-polic do të gjykohet për më shumë se 80 vrasje
Previous article E pyesin sa herë bën seks brenda natës, këngëtarja shqiptare e thotë hapur: Jam e virgjër

F.autor

Postime të ngjashme

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec Aktualitet

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT