Faktet interesante që dalin çdo ditë nga dosja e skandality të dyshes Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, hedhin dritë mbi një nga aferat më te zeza të korrupsionit shqiptar të këtyre 27 viteve, për nga mënyra se si është shfrytëzuar posti i Kryeprokurorit të Republikës dhe krahut të tij të djathtë për të bërë miliardat e një pasurie që sipas SHBA rrjedh nga rastet e mëdha të korrupsionit të ushtruara në 5 vitet e detyrës.
Më poshtë me prova dhe dokumenta kemi sipas ekspertëve të fushës, rastin më tipik të pastrimit të parave të pista të fituara në mënyrë të paligjshme. Një rast që lidhet me faktin më të bujshëm me të cilin publiku shqiptar e lidh tashmë Adriatik Llallën: Blerjen e një fshati të tërë në periferi të Tiranës.
Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj në Komunën Baldushk, në krahun e djathtë sapo nis e mer rrugën nëpërmjet autostradës, drejt Elbasanit. Atje z. Llalla zotëron katër superparcela toke të cilat i ka blerë nga persona “guackë” që fshehin pronarin e vërtetë, me çmimet më qesharake, e për ti rivlerësuar brenda shumë pak kohe, me një çmim shumë herë më të lartë.
Tre hapat që ka ndjekur në këtë rast z. Llalla për të realizuar këtë operacion të errët, janë:
E para, një person që punon punëtor i thjeshtë në një spital shumë të njohur privat në Tiranë, me një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj, që banon në Dajt, blen për 45 milionë lekë një tokë anënën krejt tjetër të kryeqytetit nga persona që po verifikohen se kanë patur probleme me Prokurorinë dhe me Llallën atë kohë.
E dyta, ky person “guackë” i përdorur për të fshehur shitësit e realë, pas pak ditësh e rishet tokën me të njëjtin çmim të blerë me letra, tek Adriatik Llalla. I cili bëhet pronar toke me 1 000 lekë metri katror.
E treta, vetëm pas pak javësh Adriatik Llalla e rivlerëson po të njëjtën tokë, pa bërë asnjë investim dhe pa ndodhur asnjë luhatje çmimesh në treg, me një vlerë mbi 8 herë më të lartë duke ia çuar çmimin e metrit katrorë të tokës së vet, plot 80 mijë lekë metri. Dhe toka që vlente 4.5 milionë lekë kur e bleu Llalla, tani u vlerësua në rreth 350 mijë dollarë.
Me siguri që ky rast do të futet në leksionet e kriminologjisë si një kazus për të shpjeguar sesi zyrtarët e korruptuar, tentojnë të pastrojnë paratë e fituara gjatë ushtrimit të detyrës.
Si ky rast, për të arritur që të fuste në dorë gjithë fshatin që ëndërronte, Llalla ka bërë edhe tri “operacione” të tjera financiare, duke arritur që të ketë mbi 22 hektarë tokë të fshatit Qeha Shytaj të Komunës Baldushk, në perfierinë jugperendimore të kryeqytetit.
Më poshtë keni të gjitha shkresat origjinale që e vërtetojnë këtë skandal gjigand.
Përgatiti: Alpenew.al








