• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I PAPRECEDENT/ Tre pyetjet përvëluese që kanë gozhduar ROVENA GASHIN për fshehjen e pasurisë marramendase
Home
Uncategorized

SKANDALI I PAPRECEDENT/ Tre pyetjet përvëluese që kanë gozhduar ROVENA GASHIN për fshehjen e pasurisë marramendase

11 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Rovena Gashi NUK i është përgjigjur dje tri pyetjeve të bëra publike nga “Alpenews.al”.

E vetmja përgjigje që kemi marë kanë qenë sulmet e jashtëzakonshme drejt website-s tonë që nga momenti i bërjes së pyetjes së parë e deri më tani, nga hackera me “ip” në Ukrainë, Francë, etj. që kanë tentuar të na bllokojnë faqen. Duke harruar se e vërteta e kësaj historie do të dalë deri në detajin e fundit, vetëm në emër të transparencës.

Ky sulm i mafias nga bota e nëndheshme e krimit që ka patur deri dje mbrojtjen e drejtuesve kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme, na gëzon pa masë sepse tregon që jo vetëm lajmi ka shkuar tek njerëzit, por edhe mesazhi i duhur, ka mbërritur në veshët e duhur.

Sot në orën 18.00 “Alpenews.al” do të bëjë publike faktet tronditëse që do i bëjnë shqiptarët që ta shohin me sytë e tyre, se deri ku shkon niveli i korrupsionit të zyrtarëve që u bënë pengesa kryesore kundër reformës në drejtësi, sepse ata e kishin kapur sistemin dhe me sa duket, e kanë përdorur vetëm për ti shërbyer krimit dhe pasurimit të familjeve të tyre me paratë e pista të antishtetit dhe antiligjit.

Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë. Ndaj ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve.

Ne ju ftojmë sërisht që ta lexoni me vëmendje këtë paragraf:

Shiheni me kujdes shkresën këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që znj. Gashi ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.

Pyetjet që kemi shtruar 24 orë më parë për Rovena Gashin kanë qenë këto: 

1.- Çfarë lidhje keni me kompaninë Balkans Investment Group me zyra qëndrore në Rrashbull të Durrësit nga ku është edhe origjina e familjes së saj?! Thjeshtë rikujtojmë që është një komapni ndërtimi dhe meret me prona të paluajtshme dhe import eksporte lëndësh dhe materialesh të kësaj fushe.

Pyetja e dytë e jona për zonjën GAshi ka qenë: Çfarë lidhje ka me firmën “Lovers Albania sh.p.k” në Lagjen 14 shkozet Durrës, në zonën kadestrale me nr. 8515?

Pyetja e tretë për zonjën Gashi ka qenë: Çfarë lidhje keni me kompaninë “AL 2003 sh.p.k” që ndodhet në Lagjen 14 pranë hyrjes së autostradës Durrës- Tiranë?

Ajo që do sqarohet sot në orën 18.00 nga “Alpenews.al” ka lidhje me pyetjet e tjera të mëposhtme për zonjën Gashi të cilat mbetën pa përgjigje:

A keni ndonjë lidhje Ju ose ndonjë familjari Juaj shumë i afërt që është pjesë e procesit të vettingut sipas detyrimit që përcakton ligji (jo bashkëshorti, sigurisht), me këto subjekte? Një lidhje kjo që mund të jetë ose direkte ose indirekte, ose e drejtëdrejtë ose e tërthortë? Çfarë ju lidh konkretisht me to? A janë gjërat që ju lidhin objekt i deklarimit të pasurisë nga ana Juaj? A i keni pasqyruar ato në formularët e deklarimit të pasurisë dhe në ato të vettingut?

Përgatiti: Alpenews.al

 

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshja ndalet në minutën e 13-të, 1 minutë heshtje dhe koreografi për Astorin
Previous article Formacionet zyrtare: Arsenal – Watford

Redaktor2

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT