• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Miku i Bashës, me call-center dhe sallë dasmash brenda konvikteve të Inxhinierisë (FOTO)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Miku i Bashës, me call-center dhe sallë dasmash brenda konvikteve të Inxhinierisë (FOTO)

13 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News

Një ditë pasi u publikua lajmi për përvetësimin e një prej mencave të Qytetit Studentit nga vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, zbulohet një tjetër skandal sa i takon përvetësimit të konvikteve nga persona të afërt me Lulzim Bashën.

Bashkëngjitur me konviktet e Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit.

Ky i fundit është një prej militantëve të rregullt të çadrës së hapur një vit më parë përpara Kryeministrisë, ndërsa siç mund të tregojnë të dhënat nga faqja e tij në “Facebook”, ka një njohje të afërt me kreun e PD, Lulzim Bashën, në të cilin shfaqet në të paktën pesë poza të ndryshme.

Të dhënat e “Qëndrës Kombëtare të Bizneseve” tregojnë se Arbër Krakulli është administrator i përgjithshëm i shoqërisë “Ekspomark”, e cila merret me aktivitete marketingu, konkretisht me “call center”.

EKSTRAKTI NGA QKB
 

Biznesi në fjalë, deri pak kohë më parë ishte i regjistruar në rrugën “Studenti”, ku ndodhen edhe konviktet e inxhinjerisë.

Fotot e siguruara nga vendndodhja nuk lënë dyshime për ekuivok dhe biznesi, i ndodhur në të njëjtën godinë ku ushtrohet edhe aktiviteti i sallave të dasmave, është brenda vetë konvikteve të “Inxhinjierisë”.

Aktualisht, ky biznes ka dy filiale, në Tiranë dhe në Lushnje. Ajo që bie në sy është fakti që biznesi është regjistruar vetëm pak muaj përpara se Lulzim Basha të largohej nga posti i tij si kryetar bashkie, në mars të vitit 2015.

Pavarësisht kësaj, siç tregon aktiviteti i tij në rrjetet sociale, Krakulli është tanimë një prej njerëzve më aktivë në përkrahej e protestës studentore.

Megjithatë, falë lidhjeve direkte me Lulzim Bashën, Krakulli ka përfituar në këto vite pikërisht nga zhvatja e studentëve, përmes një aktiviteti të ndodhur në mënyrë të paligjshme, në një godinë që qëndron mu në mes të katër konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË LOJATRËSH/ Dy talentet SHQIPTAR shpallen kampionë dimri në Kroaci
Previous article ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Elgiti dhe Klea në prapaskenat e një seti fotografik duke u puthur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT