• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME DHURUESIN E SPERMËS ME GJEN KANCEROGJEN/ Është përdorur edhe në klinikat e fertilitetit në Shqipëri
Home
Sociale

SKANDALI ME DHURUESIN E SPERMËS ME GJEN KANCEROGJEN/ Është përdorur edhe në klinikat e fertilitetit në Shqipëri

10 December, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Një hetim i gjerë ka zbuluar një skandal në tregun ndërkombëtar të fertilitetit, ku një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion të rrezikshëm gjenetik kancerogjen, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në 14 shtete europiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

harta e donatorit me spermen me kancerBBC raporton se bëhet fjalë për një mutacion në gjenin TP53, i lidhur me sindromën e rrallë Li-Fraumeni, një gjendje që rrit deri në 90% rrezikun për të zhvilluar gjatë jetës forma të rënda kanceri, që nga tumoret e fëmijërisë e deri te kanceri i gjirit, trurit, kockave apo leucemitë.

Dhuruesi, i cili kishte filluar të dhuronte spermë që në vitin 2005 kur ishte student, rezulton ta këtë mutacion vetëm në rreth 20% të spermës së tij, çka e ka lejuar të mbetet vetë i shëndetshëm, por jo fëmijët e krijuar prej spermatozoideve të tij.

Disa prej tyre janë diagnostikuar tashmë me kancer, ndërsa disa kanë ndërruar jetë në moshë shumë të re. Pikërisht mjekët që ndiqnin këto raste ngritën alarmin në një konferencë ndërkombëtare, kur vunë re një “lidhje të frikshme” midis disa fëmijëve të sëmurë dhe të njëjtit dhurues.

Hetimi është kryer nga 14 transmetues publikë europianë, mes tyre BBC, dhe ka zbuluar se sperma e dhuruesit është shpërndarë në 67 klinika fertiliteti në vende si Danimarka, Belgjika, Spanja, Gjermania, Greqia, Polonia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Hungaria, Gjeorgjia, Islanda, Qiproja dhe Shqipëria.

Vetëm në Belgjikë, ku limiti është gjashtë familje për dhurues, sperma e tij u përdor nga 38 gra, duke sjellë në jetë 53 fëmijë.
Banka Europiane e Spermës, me seli në Danimarkë, ka pranuar se kufizimet janë shkelur në disa shtete, duke hedhur dritë mbi boshllëqet e mëdha të kontrollit në industrinë globale të fertilitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGONTE GJYQTARJA/ GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Previous article JETOJNË NË NJË KOMPLEKS TË FORTIFIKUAR/ Po stërviten për t’u bërë gjimnastë si nëna e tyre, dalin pamjet e djemve të Putin me Alina Kabaeva

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT