• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Ja 10 PROVAT e forta që implikojnë ADRIATIK LLALLEN. Sa vite burg rrezikon ish Kryeprokurori
Home
Uncategorized

SKANDALI/ Ja 10 PROVAT e forta që implikojnë ADRIATIK LLALLEN. Sa vite burg rrezikon ish Kryeprokurori

10 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Fakti që edhe miku dhe mbështetësi i tij i madh politik Ilir Meta, mbrëmë i bëri dalje gjatë një interviste televizive, tregon se ish Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka vërtetë keq punët.

“Nuk kam qenë përkrahës dhe mbështetës i Adriatik Llallës dhe i askujt. Qëndrimi i mbajtur nga SHBA për Llallën është vlerësim i tyre mbi të dhënat që kanë. I thashë ambadadorit amerikan edhe djalit që ka lindur atje hiqini vizën. Për çështjet e tjera nuk kam dijeni dhe nuk e vlerësoj unë”,- deklaroi Meta.

Pas kësaj, i lënë i lirë nga çdo përkrahje publike, mediatike dhe tashmë edhe publike, ish Kryeprokurori po pret nga dita në ditë përballjen me paditë konkrete dhe fillimin e hetimeve, për skandalet e ekspozuara ose ende jo, në ngarkim të tij.

Provat e forta që me sigurinë e shtyjnë ta besoje tashmë edhe ai vetë se orët në liri i ka të numëruara, janë:

1.- Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit “për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni”. Pra ish Kryeprokurori i Shqipërisë gjatë pesë viteve në detyrë, është i kapur me zë dhe me figurë e prova të tjera të gjithanshme e të pakundërshtueshme, në raste të mëdha korrupsioni. Kaq mjafton për të kuptuar se që këtu për z. Llalla ka filluar finalja e numërimit nga poshtë.

2.- Gjatë javëve të fundit, janë publikuar prova dhe fakte skandaloze që tregojnë jetën tejet ekstravagante të familjes Llalla, të ardhurat zyrtare të së cilës kanë qenë gjithmonë vetë dy paga normale nëpunësish të shtetit shqiptar. Por familja Llalla ka jetuar në një standard luksin e së cilës mund ta kenë privilegj ose familjet e sheikëve, mbretërve apo miliarderëve. Pasi siç është bërë publike tashmë nga qindra foto, fakte e prova, kjo familje e ka çuar jetën mes pushimeve me jahte miliona dollarëshe, helikopterave, skafeve, motorrave të ujit, parqeve të makinave superluksoze ku vetëm njëra prej tyre kushton 263 200 euro, në ambjente ekskluzive, resorte, ishuj, hotele me 5 yje kudo nëpër botë dhe qendrat më të shtrenjta të biznesit duke bërë shooping, me blerje me çmime të frikshme të markave më të shtrenjta të veshjeve të modës së lartë. Kjo eshte vetem ajo çka i bëri shqiptarët që të perceptojne nga ana vizive, mënyrën e jetesës së familjes Llalla jashtë çdo parafytyrimi per nje familje tjeter shqiptare qe mbahet me dy rroga të shtetit shqiptar.

3.- Mediat kanë ekspozuar gjatë kësaj jave disa fakte skandaloze me dokumenta zyrtare te noterizuara, qe hedhin dritë mbi një mekanizëm të errët kriminal mbi të cilën ka ngritur pasurimin e saj familja Llalla. Në provat e ekspozuara vihet re lehtësisht se ish Kryeprokurori ka përdorur një skemë klasike pastrimi parashë të pista,- sipas ekspertëve,- duke blerë prona të paluajtshme me çmime të lira dhe duke i rishitur ato pas një kohe shumë të shkurtër ose rivlerësuar, me çmime dhjetra herë më të larta.

4.- Ish Kryeprokurori eshte kapur me prova te pakundërshtueshme, me shkresa që mbajnë edhe firmën e tij, se ka realizuar transaksione financiare dhe shitblerje pronash me vrasës e kriminelë. Një rast i paprecedent ky për kreun e një ogani si Prokuroria e Përgjithshme e Republikës.

5.- Ish Prokurori i Përgjithshëm ka hyrë në transaksione të errëta biznesi nëpërmjet shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me persona të cilët nuk justifikojnë në asnjë rast burimin e ligjshëm të të ardhurave të tyre, çka i ka ekspozuar ata si njerëz- guackë për të mbuluar shitësit e vërtetë.

6.- Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.

7.- z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.

8.- Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.

9.- Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro, e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.

10.- Adriatik Llalla zotëron veç të tjerash në Tiranë një sipërfaqje toke prej mbi 25 mijë metrash katrorë, një sipërfaqe kjo e jashtëzakonshme për tu blerë edhe nga firmat më të mëdha ndërtuese të vendit, e jo më nga një zyrtar me rrogë normale shteti.

Për të gjitha këto, nga burime të sigurta mësohet se po punohet intensivisht për të ngritur akuzat për shperdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, abuzim me postet dhe funksionet shtetërore, korrupsion në përmasa të mëdha në bashkëpunim edhe me vartësit e tij më të ngushtë. E për të gjitha këto, ai rrezikon një dënim prej 22.4 vitesh burg. Ajo që besohet se mund ta shpëtojë nga kjo histori, mund të jetë vetëm rruga e bashkëpunimit me drejtësinë e re për të nxjerrë në bankon e të akuzuarve ish shefat e tij politikë të cilët ishin të parët që vrapuan për ta braktisur në këto kohë të vështira për të dhe familjarët e tij.

Përgatit: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane deklaratë të pabesueshme për Ronaldon, zhgënjehet keq Messi
Previous article Zbulohet çfarë kishe shkruar Mourinho para dy golave nga Rashford

Redaktor1

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT