• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandali i mashtrimit nga Gulf, kompania ndërkombëtare tregon fajtorin
Home
Aktualitet
Kronikë

Skandali i mashtrimit nga Gulf, kompania ndërkombëtare tregon fajtorin

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Kompania ndërkombëtare e tregtimit të karburanteve Gulf Oil, ka hequr përgjegjësinë nga vetja për skemën e mashtrimit në Shqipëri, duke ja lënë fajin tërësisht partnerit shqiptar Sun Petroleum.

Zëvendëspresidenti i grupit Gulf, Frank Rutten deklaroi se kompania ka përfunduar marrëdhënien me partnerin shqiptar Sun Petroleum, për shkak se kjo e fundit nuk i ka paguar tarifën e licencimit.

 

“Kjo është një situatë për të ardhur keq. Por duhet të kuptohet që Sun Petroleum është një kompani e pavarur, të cilës ne i kishim dhënë licencën për të tregtuar karburant nën markën Gulf ashtu sic kemi bërë me shumë kompani të tjera nëpër botë”, deklaron Frank Rutten, Zv/President i Gulf Oil International.

Sipas Rutten, e gjitha skema e mashtrimit me kuponat e parapaguar që ju shitën konsumatorëve shqiptar është bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e Gulf nga partneri shqiptar Sun Petroleum.

“Sun Petroleum ka shitur një numër të konsiderueshëm kuponash të parapaguar, të cilët tani konsumatorët nuk mund t’i konvertojnë në karburant. Ky është një veprim i cili nuk ka marrë asnjë autorizim paraprak nga Gulf”, thotë Frank Rutten.

Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim partnerin shqiptar të Gulf, kompaninë sun petroleum për mashtrim të qëllimshëm me shitjen e kuponave. Organi i akuzës ka shpallur në kërkim menaxherin shqiptar të Gulf, Alban Alikon, administratorin Irakli Svanidze dhe menaxherin e shitjeve për Tiranën.

Sipas prokurorisë, pasi shiti kupona të parapaguar tek qytetarët sun petroleum mbylli aktivitetin duke mos u dhënë atyre mundësi që të merrnin karburanit për të cilin kishin paguar. Dëmi ndaj qytetarëve llogaritet në 1.5 milionë euro, ndërkohë që sun petroleum ka dhe 3.5 milionë euro të tjera detyrime ndaj shtetit dhe kompanive furnitore.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Me ty edhe pluhuri më duket i bukur"/ Urimi i ndjerë i shkrimtares për djalin e vetëm që u nda nga jeta (FOTO)
Previous article VIKTIME PER NJE HISTORI DASHURIE/ Ja kush është Xhafer Osmani nëpërmjet FOTO-ve, u torturua dhe u dogj i gjallë (FOTO ALBUM)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3 Aktualitet

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT