Ditën e shtunë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe tetë të arrestuarve të tjerë për skemën e korrupsionit në institucionin e drejtësisë.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, të ulur pranë njëri-tjetrit në kafazin e Gjykatës, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi akuzat e ngritura nga SPAK-u. E vënë përballë provave dhe fotove “të sikletshme” me partnerin e saj, avokatin Tabaku, gjyqtarja është shprehur ndaj Gjykatës se shpjegimet do t’i jepte në një moment të dytë, raporton Panorama.
“Do të flas në një moment të dytë”, është shprehur gjyqtarja në sallën e gjyqit. Të njëjtën gjë ka thënë edhe avokati Aldo Tabaku.
Në burg u lanë: Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë; Aldo Tabaku, avokat në Dhomën e Avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë; Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko–ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore; Sajmir Petani; Bledar Petani; Altin Skëndaj; Gazmir Nezaj; Gentjan Nezaj; Isuf Tanuzi.
Në gjykatë doli është mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, i cili përfundoi i arrestuar në sallën e gjyqit.



