Një i ri në Përmet është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një 14-vjeçare.
Uniformat blu bëjnë e dije se përkatësisht është ndaluar A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”.
Informacion-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.


