• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët
Home
Nderkombetare

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

22 July, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Ka përfunduar në burg Franco Malosso “Von Rosenfranz”, 69 vjeç, njeriu që krijoi të ashtuquajturin “Amfiteatri Berico”, një sit i reklamuar për vite me radhë si zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik, por që në të vërtetë rezultoi një mashtrim i ndërtuar nga e para.

Më shumë se pesë vite pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit, Malosso po vuan dënimin në burgun e Ventimiglia-s, ku ishte zhvendosur pas nisjes së procesit gjyqësor.

Historia bëri bujë në Itali pasi 69-vjeçari e promovonte vendin si një sit arkeologjik me objekte që datonin nga periudha neolitike, greke dhe romake, duke u kërkuar vizitorëve deri në 40 euro për hyrje.

Megjithatë, hetimet e karabinierëve dhe Prokurorisë së Vicenzës zbuluan se nuk bëhej fjalë për asnjë zbulim historik. Sipas ekspertizave, i gjithë kompleksi ishte ndërtuar në kohët moderne me blloqe guri të përpunuara artificialisht për t’u dukur të lashta.

Gjykatat italiane e shpallën Malosson fajtor për ndërtime pa leje, falsifikim të veprave të artit dhe realizim të objekteve pa autorizim. Ai u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë, ndërsa Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë të gjitha ankimimet e tij, përfshirë kërkesat për parashkrim dhe ulje të dënimit.

Autoritetet konstatuan gjithashtu se, për ndërtimin e “amfiteatrit”, ishte shpyllëzuar një kodër e mbrojtur nga ligji për peizazhin dhe ishin ngritur shkallë, kolona, statuja prej allçie dhe një liqen artificial në një sipërfaqe prej rreth 5 mijë metrash katrorë.

Që në vitin 2019, gjykata kishte urdhëruar jo vetëm dëmshpërblimin e Bashkisë së Arcugnano-s, por edhe rikthimin e zonës në gjendjen e saj fillestare, duke shembur të gjitha strukturat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë
Previous article TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu

s.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT