• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandal në Gjirokastër/ Gjyqtari i kërkon avokatit të studiojë dosjen me 600 faqe për 22 orë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Skandal në Gjirokastër/ Gjyqtari i kërkon avokatit të studiojë dosjen me 600 faqe për 22 orë

2 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Drejtësi

Skandal në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Relatori i çështjes penale Tomorr Shkreli, i cili po gjykon çështjen e shtetasit Ajet Rexhepi, i vendos kushte përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Fran Dashi, ku brenda 22 orëve të studiojë dosjen prej 600 faqesh dhe të paraqesë mbrojtjen. Për këtë arsye avokati Fran Dashi kërkoi dhe dërgoi kërkesën me shkrim, për përjashtimin e gjyqtarit Tomor Shkreli nga trupi gjykues për njëanshmëri dhe paragjykimin e çështjes.

Eshtë zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit Gjirokastër seanca e parë për shtetasin Ajet Rexhepi, i cili u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 25 vjet burg për veprën penale: “Vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekje” dhe “Armëmbajtje pa leje” për një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt 2016, në fshatin Shkallë, Bashkia Konispol, ku gjeti vdekjen Pajtim Shehu, 44 vjeç.

Si në seancën e masës së sigurisë por edhe në të 16 seancat gjyqësore të zhvilluara në Sarandë shtetasi Ajet Rexhepi nuk ka pranuar veprën penale për të cilën edhe është arrestuar duke mohuar se është ai autori i vrasjes së Pajtim Shehut.

Nisur nga situata në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër shtetasi Ajet Rexhepi, i cili deri në përfundim të gjykimit edhe në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndodhet në paraburgim në Sarandë, me t’u kthyer, bëhet me dije se, ka hyrë në grevë urie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-kreu katalanas pas thirrjes në gjyq: Do të qëndroj në Bruksel
Previous article Pakti detar me Greqinë/ Ish-ministri i jashtëm: Është i rregullt dhe do qëndrojë kështu

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT