• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pakti detar me Greqinë/ Ish-ministri i jashtëm: Është i rregullt dhe do qëndrojë kështu
Home
Shqipëri

Pakti detar me Greqinë/ Ish-ministri i jashtëm: Është i rregullt dhe do qëndrojë kështu

2 November, 2017 Q.Autor Politikë, Shqipëri

Sot Kuvendi u përfshi nga debatet edhe për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama i kërkoi Bashës që të përgjigjet se përse PD ishte në këtë zonë kur po shembeshin objektet.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, deputeti i PD, Tritan Shehu ishte i ftuar në emisionin “45 Minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv.

Ai deklaroi se PD ishte në Himarë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të cilat po shkelen nga qeveria, pasi ka interesa të disa personave.

“Nuk është hera e parë që PD është në krah të banorëve, kundër dëmtimit të pronës private pa kriter në funksion të ca interesave të grupeve financiare. PD është renditur edhe më parë në krah të qytetarëve, si në rastin e Shkozës. Qytetarët po keqtrajtohen.

Himara është Shqipëri, banorët e Himarës janë qytetar të Shqipërisë, është detyra e PD që të shkojë kudo të mbrojë interesat e qytetarëve. Në Himarë kërkohen të merren nëpërkëmbë interesat e qytetarëve në kundërshtim me ligjin, pa kompensimin financiar, në mënyrë të shpejtuar. Janë interesat e atyre që duan të marrin me koncesion një pjesë të zonës atje.

Kryeministri që bëri pyetjen sot denigroi një pjesë të shqiptarëve, i ndau nga pjesa tjetër, kërkoi t’i kompleksojnë opinionin ndaj një veprimi të drejtë. Ajo që ne bëmë është demokratike. Nuk ka pse të ngatërrojmë qëndrimet këtu me qëndrimet në Greqi. Nuk varemi nga Greqia, mbrojmë interesat e qytetarëve. Në Himarë ka shkelje të shqiptarëve, me apo pa etni greke. Integrimi nuk ka lidhje me Himarën, por me drogën. Por cdo veprim arbitrar që kryet nga shteti dëmton edhe procesin e integrimit. Edhe në Shkozë ishte një ndërhyrje arbitrare” deklaroi ai.

Deputeti i PD theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë është e rregullt dhe se do të qëndrojë. “Marrëveshja ka qenë e rregullt, edhe sot i qëndroj. Brenda të gjitha standardeve dhe të drejtave ndërkombëtare, normale. Vendimi i gjykatës ishte për procedurën se mungonte dekreti a nisma e Presidentit. Të jeni i bindur se kjo marrëveshje do të rrijë, mund të lëvizë 2 cm këtu apo aty, por do të rrijë, ishte lojë e Ramës” deklaroi ai.

Duke u ndalur të marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Shehu u shpreh se ato janë në pikën më të keqe të mundshme. Ai theksoi se qeveria ka mungesë vizioni në politikën e jashtme. “Marrëdhëniet me Greqinë janë në pikën më të keqe të mundshme për faj të Ramës, të aventurizmit politik” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandal në Gjirokastër/ Gjyqtari i kërkon avokatit të studiojë dosjen me 600 faqe për 22 orë
Previous article FSHF gjobit përsëri Flamurtarin, ja arsyeja

Q.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT