I pyetur për Foltoren e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është e rëndë dhe për të ardhur keq.
“Interesimi i madh i medias nuk tregon ndonjë interes të madh publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe minj sjell spektatorë. Por përtej interesimit të mediat dhe të tjerave, për vendin është e rëndë kjo që ndodh me partinë e dytë, praktikisht opozitën. Është shumë e rëndë, shumë për të ardhur keq. Sa e shëmtuar edhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie”, tha Rama./tvklan.al


