Situata sa vjen edhe bëhet më alarmante në Jug të vendit.
Emergjente gjendja raportohet nga Vlora ku mësohet se janë evakuuar 6 fshatra.
Për të strehuar të evakuuarit do të hapen Pallati i Sportit dhe konviktet e shkollës indrustiale.
Të rrezikuara jane Bishti i Malit ne Selenice. Është duke u monitoruar situata ne Kashishte ku u investua argjinatura e re pas permbytjeve te 2015, investim qe kapi shifren 600 milione.
Pritet qe prurjet e Vjoses te kalojne argjinaturen, nderkohe qe ne Novosele rriten prurjet e Vjoses, deri ne 6.5 m.
Kështu, do të nisë evakuuimi i rreth 3 mijë personave nga Novosela.
Ndërkohë, të rrezikuar janë edhe 6 fshatra të tjerë. Të gjitha ekipet e policisë në zonat e rrezikuara janë në gatishmëri për çdo rast të agravimit të situatës. /AlpeNews.al/


