• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E “TRAZUAR” NË SHQIPËRI/ Interesohet edhe Rusia. I jep vëmëndje Lulzim Bashës (VIDEO)
Home
Politikë

SITUATA E “TRAZUAR” NË SHQIPËRI/ Interesohet edhe Rusia. I jep vëmëndje Lulzim Bashës (VIDEO)

23 February, 2019 F.autor Politikë

Rrjeti televiziv ndërkombëtar rus RT (Russia Today), i financuar nga qeveria ruse , i ka kushtuar një hapësirë të veçantë lëvizjeve të fundit politike të kryeopozitarit Lulzim Basha.

Përmes një kronike të zgjeruar në edicionin qëndror, RT ka trajtuar zhvillimet në Shqipëri ku mesa duket është pozicionuar indirekt me opozitën e vendit.

Në materialin e përgatitur, vihet re se kjo media është përpjekur t’i japë kohë televizive veçanërisht kryedemokratit Lulzim Basha, sulmit të Edi Palokës me bojë në Kuvend, vullnetit për djegien e mandateve dhe mësymjen e militantëve drejt institucionit të Kryeministrisë.

Ajo që ngre pikëpyetje dyshimi në kronikën e përcjellë, është mungesa e balancimit me mazhorancën, ku nuk kanë shfaqur asnjë interes për të marrë në pyetje përfaqësues të qeverisë apo Partisë Socialiste.

Në tërësi, siç mund të ndiqet gjithçka është fokusuar tek Lulzim Basha i cili i tha televizionit “Russia Today”, se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se sipas tij parlamenti është zgjedhur jo me votat e popullit, por ato të krimit të organizuar që bashkëpunoi me qeverinë.

 “Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale”, nënvizoi ai.

Basha ka bërë të ditur se protestat e opozitës do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë për një zgjidhje politike.

Pavarësisht hipotezave dhe analizave të hedhura në media, ende nuk janë zbuluar plotësisht prapaskenat ruse që thuhet se po gatuhen në Tiranë.

Pas ripublikimit të kronikës së “Russia Today” në mediat shqiptare, pjesa më e madhe e televizioneve dhe portaleve e kanë fshirë menjëherë nga platformat e tyre elektronike duke ngjallur hije dyshimi.

Siç dihet, qëllimi i RT-së është të shpërndajë për audiencat e huaja propagandën shtetërore ruse dhe interesat që Moska Zyrtare ka në vende të caktuara. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEVILLA-BARCELONA/ Përfundon pjesa e parë: Ja raset dhe golat (VIDEO)
Previous article RIKTHIMI I RESHJEVE/ Si duket Dibra nën magjinë dhe ngricën e dëborës (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT