Moti është përkeqësuar në ditën e sotme ku disa qytete të Shqipërisë, madje edhe në ato bregdetare siç ishte rasti i Durrësit, u përfshinë nga reshjet e dëborës,
Megjithatë, ato që “mbingopen” me dëborë janë qytetet e veriut të Shqipërisë.
Dibra e “kalitur” me klimën e ftohtë dhe reshjet e vazhhdueshme të dëborës, në ditën e sotme është gjendur e zbardhur nga bora.
Ajo që evidentohet është që në disa zona bora është ë sasi të badhe dhe në disa të tjera përqëndrimi i saj nuk ka të njëjtën masë.
Kjo vjen si pasojë edhe e afërsisë me lumen “Drin”, ku sa më afër tij aq më pak borë dhe sa më larg ndodh e kundërta.
/AlpeNews.al
Përgatiti AlpeNews.al