Meteorologia Lajda Porja në një komunikim për ‘News24’ deklaroi mëngjesin e sotëm se edhe përgjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu.
Reshjet e dendura të shiut sipas meteorologëve pritet të vazhdojnë me të njejtin ritëm edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas meteorologes Tanja Porja situata mund të rëndohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes, në të gjithë vendin. Sipas Porjas, në mesnatë pritet që situate të qetësohet. Ndërsa të të shtunën do ketë reshje të pakëta.
“Në fakt zonat veriore, pjesa më e madhe e qendrës paraqiten në kushte të stabilizuara. Vranësira dhe shira do të jenë të pakta. Në mbrëmje pritet të ndërpriten reshjet. Zonja Jugore dhe qendra mbeten me reshje të dendura deri në mbrëmje. Do ketë periudha që do të ndalojnë reshjet. Më pas do të ketë periudha me intensitet të lart. Në ora 2:00 të mëngjesit janë marrë këto të dhëna. Reshje intensive kanë qenë pas orës 04:00. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet mesatar dhe të dendur. Nuk do të ketë ndalim të reshjeve, por presim që ato në mesnatë të jenë të pa konsiderueshme. E shtuna do të ketë reshje të pakta dhe kthjellime në territori. Po ashtu dhe në mesnatën e të shtunës do të ketë pak reshje. Për qytetin e Tiranës, reshjet kanë qenë të intensitetet të lartë pas orës 21:00. Në një orë ka pasur rreth 30 mm prurjeve të reshjeve”, tha ajo.
/AlpeNews.al/


