Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri sot një analizë të situatës në vend për shkak të pandemisë Covid-19. Ajo u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat, në mënyrë që të kufizohet përhapja e virusit.
Nga të dhënat e deritanishme, 646 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa java e 46 ka shënuar edhe rekordin më të zi.
“Aktualisht kemi të konfirmuar me Covid 29 837 raste duke prodhuar një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë.
Kjo është më ulëta në rajon dhe Europë. Shtimi i rasteve të konfirmuar ka shkaktuar dhe një rritje të mesatares së rasteve javore. Është rritur dhe numri i rasteve aktive që tashmë janë mbi 14 mijë. Kemi 646 humbje jete. Është më e ulëta në rajon.
Në këtë javë kemi pasur një numër të madh fatalitetesh që janë grupmosha mbi 65 vjeç. Kemi 420 shtretër të zënë në struktura spitalore. Ndërkohë që Covid-4 është gati nëse 3 strukturat e para plotësohen. Vlerësoj punën e mjekëve dhe infermierëve që janë përfshirë maksimalisht në mbështetjen e ruajtjen e çdo qytetari”, tha Manastirliu.


