Tashmë prej gati dy muajsh procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në vendin tonë ka nisur, ku të parët që e morën ishin mjekët dhe infermierët më të rrezikuarit në këtë “luftë”. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina anti COVID-19.
Ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer.
Në mesin e personave të parë që u vaksinuan ishte kryeministri Edi Rama, drejtoresha e spitalit infektiv të Tiranës, Najada Çomo dhe mjeku infektolog, Pëllumb Pipero si dhe të gjithë mjekët e tjerë që kanë qenë të rrezikuar.
Vaksinimi në stadiumin kombëtar “Air Albania” ka vijuar normalisht ku pas mjekëve u vaksinuan personalitete, të moshuarit e “Shtëpisë së të Moshuarve”, pritet të vaksinohen edhe të moshuarit më rrezikuar mbi 80-vjeç. Ndër personalitetet e vaksinuar ishin Tinka Kurti, Pirro Milkani, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Reshat Arbana, Aleksandër Meksi si edhe Margarita Xhepa.
Ditën e sotme janë vaksinuar ekipi i urgjencës dhe mes tyre dhe Skënder Brataj.Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin “Air Albania”.
Përveç Tiranës vaksinimi për bluzat e bardha vijoi në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier. Deri tani janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Kryeministri Rama ditën e sotme në një koferencë me gazetarët dha lajmin e shumëpritur nga një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare. Ai u shpreh se shumë shpejt jemi drejt vaksinimit masiv.
Ky i fundit pritet të nisë në muajin mars ku edhe procesi i vaskinimit të bluzave të bardha përfundon në këtë periudhë.
Deri në vaksinimin masiv shpresojmë që situata epidemiologjike nga COVID-19 të përmirësohet dhe numri i të infektuarve të jetë në ulje./Alpenews.al