• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA AKTUALE DHE RREZIKU NGA “DELTA”/ Cilat janë DY ARSYET që po rriten rastet dhe si po ndikon MOSVAKSINIMI
Home
Ekskluzive

SITUATA AKTUALE DHE RREZIKU NGA “DELTA”/ Cilat janë DY ARSYET që po rriten rastet dhe si po ndikon MOSVAKSINIMI

24 July, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Prej pak muajsh situata e Covid-19 në vendin tonë është përmirësuar, por javët e fundit ka pasur një rritje të lehtë rasteve. Vaksinimi po ecën normalisht me ritme të shpejta, ku radha e të vaksinuarve ka shkuar tek personat mbi 18-vjeç.

Shtrimet në spitale janë rritur ditët e fundit dhe personat e shtruar janë ata të pavaksinuarit. Deri më tani shifrat e vaksinimit në vendin tonë janë pozitive dhe mbi 1,123,253 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-covid.

Por cilat janë shkaqe që ka rritje të rasteve? 

Në një intervistë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon dy arsyet që mund të kenë sjell këtë rritje të qytetarëve të infektuar.

“Rritja e rasteve supozohet që janë dy elemente, një varianti Delta që është qartësisht më i transmetueshëm rreth 40% dhe e dyta mendohet që të ketë pasur efekt dhe grumbullimet për shkak të Kampionatit Europian. Kjo rritje nuk po shoqërohet fatmirësisht me vdekshmëri, kjo është pika më e rëndësishme. Tashmë një përqindje e lartë njerëzish e ka kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore, një tjetër përqindje e rëndësishme është vaksinuar, e si rrjedhojë ne do shohim infektime por fatmirësisht do të shohim më pak raste të rënda”-tha Ilir Alimehmeti.

Si paraqitet situata aktuale e COVID-19?

Aktualisht në sputalin COVID 1 janë të shtruar 6 pacientë një shifër jo shumë e lartë, por të gjithë personat e shtruar janë të pa vaksinuar, numri i rasteve aktive ka shkuar në 254. Mos vaksinimi përbën rrezik dhe për përhapjen e variantit “Delta” i cili dyshohet se është edhe në vendin tonë i pranishëm.

Sipas qarqeve Tirana mban vendin e parë për numrin e lartë të infektimeve dhe më pas vjen Vlora, ndërsa Gjirokastra renditet si qarku që ka një numër të vogël rastesh pozitive.

Edhe zëvëndës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka hedhur dyshimet se varianti Delta është i pranishëm në vendin tonë, por arma e vetme kundër këtij varianti është vaksinimi është shprehur ajo. Gjithashtu ajo është shprehur se ekziston frika e përhapjes së mutacioneve të tjera të COVID-19 pasi nuk ështv arritur akoma imuniteti natyror dhe ai i vaksinave. (KLIKO)

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria ka regjistruar 132,828 raste, 130,118 të shëruar dhe 2,546 hmbje jete./ Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Të rinjtë shkodran turne në Serbi, ndjekin në stadium ndeshjen e Partizanit të Beogradit (FOTO)
Previous article ZBULOHET LETRA/ Faik Konica drejtuar gazetës ITALIANE: Populli shqiptar ruan ende ndjenjat e dashura për...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT