• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITA E VETTINGUT/ Prokurori në Apel i Dritan Dajtit: Dosjes do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
Home
Aktualitet
Drejtësi

SITA E VETTINGUT/ Prokurori në Apel i Dritan Dajtit: Dosjes do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

13 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Artan Bajrmani ka dalë para komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vlerësimi do bëhet në tre shtylla; pasuria, figura dhe aftësia profesionale. “ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatim se ka deklarim të saktë në përputhje me ligjin, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë, ndërsa nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Burim i të ardhurave është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milionë lekësh dhe shitja e shtëpisë në Gramsh në vlerën e 4000 dollarëve. Komisioni ka konstatuar pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti. Këtë shumë prokurori thotë se e ka paguar baxhanaku por se përmend në deklaratën e vetingut. “Apartamenti 120 m2 i blerë në vitin 2000 në shumën 6,5 milionë lekë në Golem i marrë me kredi. Kjo shumë e paguar konfirmohet nga baxhanaku. Ky shtetas ka shlyer dhe detyrime të tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të dhe ky shtetas ka shlyer shumën prej 2.2 mln lekësh ky shtetas ka burime të ardhurash për të dhuruar këtë shumë. Apartamenti 30 mijë euro nuk është paguar shuma prej 10 mijë eurosh.

Apartamenti 55 metra katrorë është blerë në vitin 2006. Subjekti ka pasuri të paluajtshme, pyje e kullotë subjekti e ka deklaruar për herë të parë në vitin 2014, 910 mijë metra katrorë nga kjo sipërfaqe subjekti ka përfituar 30 mijë metra katrorë. Vajza ka marrë hua nga shtetasi S.L. dhe ky shtetas ka pasur të ardhura të ligjshme për krijimin e pasurisë. Llogari 21 mijë lekë, apartament banimi në Tiranë i blerë nga e bija me vlerë 9.8 milionë lekë. Ka një makinë ‘Audi A3’ blerë në 2014” thotë KPK-ja.  Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Artan Bajrami është në rregull. “Nuk ka kontakte me botën e krimit”.Po ashtu edhe për  aftësitë profesionale. ‘Rezulton se subjekti shqyrtuar 5 dosje penale në prokurorinë e përgjithshme. Subjekti ka treguar korrektësi në zbatim të ligjit. Rezulton se qëndrimet e prokurorit janë mbështetur edhe nga gjykata për krime të rënda. Subjekti respekton standardin e rregullt ligjor. Nuk ka masa disiplinore ndaj ti dhe nuk ka po ashtu as edhe një denoncim, nga 2014-2016 është vlerësuar shumë mirë” thuhet në raport.

Pas konstatimit, prokurori është shprehur se ‘lidhur me fuoristradën që thoni ju, nuk është në pronësinë time por i kompanisë ‘ansig’. Për këtë kemi pasur autorizim përdorimi, jo se është në pronësinë time. Shpenzimet e riparimit dhe taksat po ashtu i ka paguar kjo kompani” tha ai. Vendimi për prokurorin do të jepet në datë 14 shkurt. Artan Bajrmani është prokurori që kishte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda. I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës nëse do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë ai u shpreh ‘Po, patjetër’. Heqja e dënimit përjetë për Dritan Dajtin nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shkaktuar reagim të fortë të opinionit dhe politikës, ndërsa dje zyrtarisht Ministria e Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë pesë gjyqtarët që rrëzuan burgun përjetë për Dritan Dajtin dhe pranuan gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENTI RREGULLATOR I UJIT/ UKT me performancën më të mirë, ja qytetet me probleme
Previous article HISTORIA/ Reshat Kripa, i mituri që luftonte komunistët me trakte

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT