• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENTI RREGULLATOR I UJIT/ UKT me performancën më të mirë, ja qytetet me probleme
Home
Sociale

ENTI RREGULLATOR I UJIT/ UKT me performancën më të mirë, ja qytetet me probleme

13 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin vjetor për vitin që lamë pas dhe ku ndër të tjera konstaton se UKT  (Ujësjellës Kanalizime Tiranë) ka performancën më të mirë ndër 57 shoqëritë e ngjashme në vend. Sipas bashkisë, ERRU-ja thekson se UKT-ja tregues shumë të mirë ka sa i përket normës së arkëtimeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Sipas këtij raporti niveli mesatar kombëtar i arkëtimeve mbetet edhe për këtë vit 79 për qind, ndërkohë që UK Tirana ka një nivel disa pikë më të lartë se kaq, theksohet në njoftim.

“Niveli i këtij treguesi për të tretin vit radhazi mbetet në të njëjtin nivel rreth 79%. Gjithsesi, brenda 57 shoqërive ka nga ato shoqëri që kanë performancë shumë të mirë, me nivele mbi mesataren e sektorit si, UK Tiranë, UK Berat-Kuçovë, UK Maliq, UK Peqin, UK Librazhd etj, por nga ana tjetër ka shumë shoqëri me nivele të ulëta arkëtimi nën 60% si, UK Kukës, UK Peshkopi, UK Gramsh, UK Pustec, UK Roskovec, UK Sarandë etj”, thuhet në raportin e ERRU-s.

Gjithashtu ERRU gjatë këtij viti ka ndjekur nga afër mundësinë e realizimit të pagesës rregullatore të akumuluar dhe të papaguar duke e shtrirë atë brenda një afati kohor të arsyeshëm, gjë e cila është përfshirë në kontratën përkatëse me shoqëritë ujësjellës kanalizime. “Mbledhja e detyrimeve të prapambetura ka rezultuar pozitive veçanërisht për shoqëritë e mëdha UK Tirana, UK Durrës dhe UK Fier që përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimit të akumuluar”, raporton ERRU.

Bashkia e Tiranës thekson se falë kësaj performance dhe qëndrueshmërie financiare, UKT mundi që të sigurojë besimin e BERZH për të financuar me rreth 15 milionë euro për investime prioritare që do të përmirësojnë shërbimet dhe për të arritur objektivin për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë brenda 5 viteve të ardhshme. ‘Ndërkohë që UK Tirana ka nisur tashmë dy nga këto investimet kryesore, ai për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe ndërtimin e një linje të tre transmetimi deri në zonat periferike, siç është Unaza e Re, Astiri apo Kashari’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AJET DELAJ/ Opozita si vizion i së ardhmes apo establishment i së shkuarës
Previous article SITA E VETTINGUT/ Prokurori në Apel i Dritan Dajtit: Dosjes do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT