• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA/ Reshat Kripa, i mituri që luftonte komunistët me trakte
Home
Dossier

HISTORIA/ Reshat Kripa, i mituri që luftonte komunistët me trakte

13 February, 2019 F.autor Dossier

Tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Tre djem 15 vjeçarë, në Vlorën e vitit 1951, kishin krijuar një organizatë antikomuniste me emrin “Atdhetari” dhe ishin betuar ta luftonin regjimin komunist me armët që ata kishin në dorë: trakte frymëzuese, me thirrje të drejtpërdrejta që synonin tu hapnin sytë shqiptarëve për rreziqet e komunizmit.

Njëri prej tyre, Reshat Kripa, sot 83 vjeç e ka rrëfyer historinë e rrallë, në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi.

Siç rrëfen Reshat Kripa, falë këtij aksioni të pazakontë, qyteti i tyre shpesh zgjohej me trakte të ngjitura mureve, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist. Përmbajtja e tyre ishte aq e guximshme dhe thirrjet aq të drejtpërdrejta saqë askush nuk mund ta besonte se ato ishin vepër e një grupi fëmijësh.

Këta tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.

Mbrëmjeve vonë, në lagje të ndryshme të qytetit, ata ngjisnin në mure traktet që i shkruanin vetë me shkronja shtypi për të mos u njohur.

Për sigurimin e shtetit, kjo ngjarje ishte alarmuese. Hetimet e tyre mund të lidheshin me grupe kundërshtarësh të fuqishëm, por kurrësesi asnjë pistë e hetimeve nuk do t’i çonte tek këta 14-15 vjeçarë. Kjo derisa një natë dikush i zbuloi… Ishte maj i vitit 1951. Djemtë kishin shpërndarë trakte e bërë thirrje për afro 5 muaj, që nga janari e deri në maj të atij viti. Natën e arrestimit, në hetuesi, Reshat Kripës i kishin kapur edhe një trakt në xhep, të cilin ai nuk kishte mundur ta shpërndante…

Veç kësaj të gjithë traktet e tyre, që nga i pari e deri tek i fundit, Sigurimi i Shtetit i kishte arkivuar gjatë ditëve të hetimeve.

Pas arrestimit, siç dëshmon Reshat Kripa, të tre djemtë ishin torturuar në hetuesi për më shumë se 6 muaj. Ai tregon se gjatë torturave çuditërisht nuk e pyesnin për traktet dhe aktivitetin e organizatës së tij, por e pyesnin se ku i kishte fshehur babai i tij tregtar, florinjtë.

Tre djemtë u gjykuan në tetor të vitit 1951 nga Gjykata Ushtarake e Durrësit dhe për shkak të moshës minorene, u dënuan nga 5 vjet heqje lirie Reshat Kripa dhe Myrteza Baboçi dhe me 3 vjet Jorgo Basho.

Por çfarë shkruanin kundër komunizmit, këta tre djelmosha, në traktet e tyre?

Shkëputur nga dokumentari “Reshat Kripa, djaloshi i trakteve antikomuniste”, po sjellim disa prej ketyre trakteve të guximshme. Trakte të shkruara nga Reshat Kripa në muajt shkurt –maj 1951, arkivuar në dosjen gjyqësore të Myrteza Baboçit Reshat Kripës dhe Jorgo Beshos, gjykuar në Gjykatën Ushtarake të Durrësit

***
Shokë

Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur.

Të ngrihemi të shpëtojmë nga zgjedha e Hoxhës së vogël dhe xhelatit Mehmet Shehu

Përpara!

Për Shqipëri, për liri për flamurin kuq e zi!

***
Vëllezër dhe motra

Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë. Shikoni shtypjet që po ju bëhen prej barbarëve komunist.

Shikoni tmerret, krimet, vrasjet dhe torturat që po bëhen sot në çdo anë të Shqipërisë.

E ardhmja jonë do të jetë e lumtur në rast se ju ngriheni për të luftuar!

Atdhetari

***
Thirrje

Shokë!

Luftoni për liri për jetën e lumtur

Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.

Poshtë partia Pseudo-Komuniste

Atdhetari

***
Thirrje

Shokë Atdhetarë!

Gjer kur do të duroni këtë robëri!

Shikoni jetët e lumtura që po bëjnë vendet e perëndimit.

Përse jo dhe neve të bëjmë një jetë të tillë?

Poshtë partia pseudo-komuniste

Atdhetari

***
Poshtë partia Komuniste

Rroftë nacionalizmi dhe Anglo-Amerikanët mësonjësi jonë

Poshtë Stalini dhe Enveri dhe këlyshat e tyre

Poshtë komunizmi!

Mos u besoni komunistëve, ata ju gënjejnë. Luftoni për liri nëse doni të përqafoni burrin tuaj, djalin tuaj ose vëllanë tuaj në një të ardhme të afërt tek ju, në shtëpinë tuaj në tokën tuaj të lindjes.

Komunistët na torturojnë dhe na persekutojnë, ata vrasin më të mirët nga ne për të na kallur frikën për të na vënë në gjumë por ne nuk ju përulemi këtyre të poshtërve.

Vrajini këto mizoret të mallkuar, më mirë vdekjen në luftë se sa jetën në skllavëri…

Atdheu është në rrezik!

Traktet e atdhetarit do t’ju tregojnë të vërtetën sado e hidhur që të jetë për Shqipërinë tonë e vërteta do të triumfojë!

Vdekje barbarëve pseudo-komunistë…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITA E VETTINGUT/ Prokurori në Apel i Dritan Dajtit: Dosjes do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
Previous article MUSTAFA NANO/ Dyshoj që Robelli të ketë kapur moralin e fabulës

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT