Viti që po lëmë pas, rezultoi të ishte, ashtu siç nuk pritej një pastrim I sistemit të drejtësisë. Thënë kjo pas skandaleve të njëpasnjëshme që “kapën” ish kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe krahun e tij të djathtë, Rovena Gashin (kjo e fundit sëbashku me bashkëshortin).
AlpeNews.al, ishte media që bëri publike dokumentat dhe aferat korruptive që si ata vetë, kishte kapluar edhe sistemin e drejtësisë.
Simëposhtë, ju risjellim disa nga momentet kyçe të 2018, që shënjuan në drejtësinë shqiptare.
Zbulimi i AlpeNews.al në mars të këtij viti:
Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës sonë Adriatik Llalla të lë pa fjalë, kur sa më shumë gërmon në dosjen e tij e aq më shumë gjera te reja zbulon mes labirintheve pafund të transaksioneve të tij të errëta financiare.
Pas nje investigimi të gjatë Alpenews.al ka zbuluar se ai ka blerë një fshat të tërë në një nga zonat më të lakmuara të periferisë së Tiranës. Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj.
Kur udhëton nga Tirana drejt Elbasanit, ne krahun e djathtë të autostradës, ne lokalet e njohura si Restorant Reka dhe Sallaku, shtrihet fshati me pamje perrallore qe zotëron gjithë luginën, i mbuluar me ullishta dhe vreshta.
Pikërisht ketu pritet te ngreje fermen e tij ndoshta ish Kryeprokurori për të shijuar pjesën tjetër të jetës, pasi punoi aq shumë “e u lodh” për të vendosur drejtësinë në këtë vend që po minohej nga SHBA dhe Ambasadori i saj Lu.
Në hartë mund të njiheni me pamjen nga lart të fshatit Qeha Shytaj, ku z. Llalla ka berë 22 050 metra katrorë toka.
Mëposhtë, disa nga lajmet:
Adriatik Llalla, si ia mori ullishten vrasësit me 1.5 milionë lekë dhe e shiti 23 herë më shtrenjtë
Rovena Gashi, dhe 16 pronat e saj
Zbulimi i AlpeNews.al
Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.
Lajmi është konfirmuar për Alpenews.al nga burime të sigurta pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të dhënat që po bëhen sot publike nga ne, ndodhen edhe në dosjen e Rovena Gashit pranë këtij institucioni, që ka hetuar në lidhje me këtë çështje dhe pritet ti bëjë publike ato pas vendimit që pritet të mari ndaj saj.
Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.
Si bëri karrierë dhe vuri pasuri çifti Rovena Gashi- Dritan Gina pasi u lidhën me Adriatik Llallën
Rikujtojini sërish! Veç ikjeve dhe ardhjeve nga Shqipëria, asgjë për ta nuk ka ndryshuar.
/AlpeNews.al




