• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Rovena GASHI ka fshehur 16 PRONA në emër të babait. 14 apartamente në plazh dhe 2 godina biznesi (PROVAT)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Rovena GASHI ka fshehur 16 PRONA në emër të babait. 14 apartamente në plazh dhe 2 godina biznesi (PROVAT)

20 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokurorja Rovena Gashi do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kushtet e pezullimit nga detyra dhe nën akuzë për fshehje pasurie.

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që do të shqyrtojë procesin e rivlerësimit për prokuroren Gashi drejtohet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Zbulimi i AlpeNews.al
Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.

Lajmi është konfirmuar për Alpenews.al nga burime të sigurta pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të dhënat që po bëhen sot publike nga ne, ndodhen edhe në dosjen e Rovena Gashit pranë këtij institucioni, që ka hetuar në lidhje me këtë çështje dhe pritet ti bëjë publike ato pas vendimit që pritet të mari ndaj saj.

Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.

SI U BE ZBULIMI?

Këto prona as nuk janë deklaruar nga znj. Gashi siç ajo e ka detyrim ligjor për ta bërë këtë dhe madje ato nuk figurojnë as edhe të hipotekuara,- tha burimi.

Ndaj, për këtë me ndihmën edhe të agjentëve të FBI që po asistojnë procesin e vettingut dhe hetimin e gjurmimin e aseteve të prokuroreve dhe gjyqatareve te korruptuar, është ndjekur një rrugë e tërthortë alternative për të shkuar tek burimi i pasurisë së padeklaruar.

Rruga e vetme që i kishte mbetur hetuesve, ishte që të gjurmonin kontratat e energjisë elektrike dhe ato të ujësjellësit, pasi të drejtën dhe detyrimin për ta bërë një kontratë të tillë e kanë vetëm pronarët realë të pronave, pavarësisht nëse ato janë te regjistruara, hipotekuara, apo jo.

Ndaj është dashur një bashkëpunim ndërinstitucional për të realizuar një investigim të tillë. Ka qene Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ai që në këtë rast i është përgjigjur në kohë dhe me prosionalizëm kërkesë së hetimit duke çuar në zbulimin e pabesueshëm dhe të bujshëm se Nuredin Rexhep Gashi, i datëlindjes 7 dhjetor 1955 figuron të ketë plot 16 kontrata të lidhura me OSHE, për furnizimin me energji elektrike të 14 banesave dhe dy bizneseve.

Nuredin Gashi, siç mund ta shihni edhe tek kjo shkresë këtu poshtë, është babai i Rovena Gashit, krahut të djathtë dhe bashkëpunëtores më të afërt të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, familjes së të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se siç tha sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ai është përfshirë në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë.

PROVAT

Më poshtë keni të 16 kontratat që janë lidhur në emër të shtetasit Nuredin Gashi, i cili është babai i zonjës Rovena Gashi.

Tashmë këto prova janë të administruara edhe zyrtarisht nga ana e organeve kopetente.

Gjurmët e 14 kontratave të apartamenteve në plazh të çojnë tek shoqëria “Balkans Investment Group” me qendër në Rrashbull të Durrësit që është edhe vendi i origjinës së zonjës Gashi. Administrator i kësaj shoqërie figruon të jetë Fatjon Ushina, i cili është bashkëshorti i Emës, motrës së zonjës Gashi.

Njëra nga kontratat e Nuredin Gashit i është dhënë në përdorim Susan Schiatti administratores së shoqërisë “Lovers Albania” që operon në zonën e Shkozetit, në Lagjen 14 në Durrës.

Ndërsa gjurmët e kontratsë së fundit të çojnë tek shoqëria “AL 2003 sh.p.k” në Lagjen 14 pranë hytjes së autostradës Durrës- Tiranë.

PO ME TEJ?

Nga hetimet e deritanishme rezulton se babai i Rovena Gashit, zoti Nuredin Gashi figuron si i papunë në sigurimet shoqërore. Ndërsa nga kërkimet në Tatime rezulton se ka patur një licensë biznesi në vitet 2003 – 2006 i cili figuron i mbyllur si një aktivitet me humbje.

Kjo do të thotë se aktualisht është i papunë por që çuditërisht del pronari i 16 librezave të energjisë elektrike për 14 apartamente në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinave të tjera ku ushtrojnë aktivitetin e tyre biznese në fushën e fasonerisë dhe import exportit të mallrave të ndryshme me shumicë e pakicë për punime hidraulike dhe hidro- sanitare.

Nëse z. Nuredin Gashi nuk do arrijë që të justifikojë burimin e të ardhurave për këto 16 prona (besohet se ka edhe të tjera…) atëherë ato pritet të sekuestrohen.

PERFUNDIMI

Mbetet për tu parë pas kësaj nëse Zonja Rovena Gashi është ajo pjestarja e sistemit të Drejtësisë shqiptare që deklaron se ka marë kredi për të blerë një lavatriçe, apo është ajo që po heton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) me prona të fshehura në emër të të tjerëve, sipas një skeme që siç duket qenka shumë më e sofistikuar se ajo e ish Kryeprokurorit Llalla i cili blinte lirë dhe i rishiste ose i rivlerësonte shumë shtrenjt.








Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URDHRI I TATIMEVE/ Rreth 97 për qind e biznesit të vogël dorëzoi deklaratën e TVSH
Previous article Ishulli koreano-jugor “pushtohet” nga refugjatët jemenitë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT