Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Krimet e Rënda njëftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreh 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”.
Ish kryeprokurorit i janë sekuestruar 1 miliardë lekë pasuri, që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale, si dhe pronat.
Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.
Zbulimi i AlpeNews.al në mars të këtij viti:
Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës sonë Adriatik Llalla të lë pa fjalë, kur sa më shumë gërmon në dosjen e tij e aq më shumë gjera te reja zbulon mes labirintheve pafund të transaksioneve të tij të errëta financiare.
Pas nje investigimi të gjatë Alpenews.al ka zbuluar se ai ka blerë një fshat të tërë në një nga zonat më të lakmuara të periferisë së Tiranës. Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj.
Kur udhëton nga Tirana drejt Elbasanit, ne krahun e djathtë të autostradës, ne lokalet e njohura si Restorant Reka dhe Sallaku, shtrihet fshati me pamje perrallore qe zotëron gjithë luginën, i mbuluar me ullishta dhe vreshta.
Pikërisht ketu pritet te ngreje fermen e tij ndoshta ish Kryeprokurori për të shijuar pjesën tjetër të jetës, pasi punoi aq shumë “e u lodh” për të vendosur drejtësinë në këtë vend që po minohej nga SHBA dhe Ambasadori i saj Lu.
Në hartë mund të njiheni me pamjen nga lart të fshatit Qeha Shytaj, ku z. Llalla ka berë 22 050 metra katrorë toka.
Bëhet fjalë për katër prona të paluajtshme të blera në nje hark kohor prej 4 muajsh, nga dhjetori i 2016 deri ne pranverë të 2017 me një sipërfaqe totale prej 22 050 metrash katrorë. Praktikisht, kjo siperfaqe e shnderron Adriatik Llallën në pronarin më të madh të tokave të këtij fshati të vogël, i cili me siguri, nisur nga toponimi mund të ketë qene zotërim i ndonjë Qehajai të vjetër me mbiemrin Shytaj. Ndërsa tani, me sa duket, po shndërrohet në zotërimin e një Qehajai të ri me mbiemrin Llalla, i cili i ka blerë këto prona me paratë e atyre që sekretari Amerikan i Shtetit, i ka cilësuar si akte të mëdha korrupsioni gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Siç shihet nga kjo tabelë pak më sipër, blerja e parë në këtë fshat është një sipërfaqe toke prej 4 500 metrash katrorë dhe e ka përvetësuar atë më 5 dhjetor 2016, duke e blerë me një çmim qesharak prej 1 000 lekësh metrin katror. Blerja e dytë, më 15 mars 2017 është një sipërfaqe prej 12.300 metrash katrorë, e cila është edhe sipërfaqja me e madh mes 4 të tillave në Qeha Shytaj.
Çmimi kete radhë është shumë më i ulët prej 6 000 lekësh metri katrorë. Ndërsa po atë ditë, e po në atë fshat Llalla ka blerë edhe një parcelë tjetër me 3 000 metra katrorë me një çmim po 600 lekë metri katror. Ndërsa fiks dy muaj më vonë ka blerë edhe sipërfaqen e fundit prej 2 250 metrash katrorë, akoma edhe më lirë: Me vetëm 500 lekë metrin katrorë.
Pra në total Llalla zotëron në këtë fshat, plot 22 mijë e 50 metra katrorë tokë.
Nga rivlerësimi që i ka bërë më pas, keto siperfaqe siç shihen ne tabelen e detajuar, jane rivlerësuar nga 4.2 herë deri në 17 herë më shumë sesa i ka blerë fillimisht Adriatik Llalla. Një skemë tipike kjo e pastrimit të parave, ku lekët e korrupsionit shkojnë për blerje pronash me vlerë krejt minimale me letra dhe më pas për të justifikuar shumat e vjedhura, rivlerësohen brenda pak kohësh, në dhjetra herë më shumë. Kjo është arësyeja se përse agjentët e antikrimit ekonomik e financiar po e verfikojnë me detaje këtë zbulim të bujshëm për Qehajain e ri të të Tiranës që na është bërë pronar tokash duke zotëruar hektarë të tërë në zonën më të lakmuar e më të shtrenjtë të pasurive të paluajtshme të kryeqytetit.
Vetëm për këtë fshat pronar i ri i së cilit duket se është bërë, z. Llalla ka “investuar” duke patur një vlerë pronash prej rreth 330 mijë dollarësh amerikanë. Transaksionet e tilla të z. Llalla siç do të shihet në vijim të këtij investigimi, kapin vlerën e miliardave.
Përgatit: Alepenews.al





