• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIGURIMI I MAKINËS/ Ja sa shpenzuan shqiptarët në 2019
Home
Sociale

SIGURIMI I MAKINËS/ Ja sa shpenzuan shqiptarët në 2019

9 February, 2020 Delo.autor Sociale

Shqiptarët shpenzuan rreth 92 milionë euro për të siguruar makinat vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dëshmojnë se sigurimet motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta dominuan edhe më shumë tregun për vitin 2019.

Në total, raporton Scan-tv ato sollën 68.7% të primeve në sigurimin e jo-jetës, në rritje me rreth gjysmë pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Në vitin e parë që nisi i aplikimit të sistemit bonus-malus, sigurimi i brendshëm TPL u rrit me rreth 5%, duke ngelur dukshëm kolona kryesore e tregut shqiptar të sigurimeve.Duke filluar nga ky vit, drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa më të larta nëse kanë shkaktuar dëme, ndërsa primi do të ulet nëse në 12 muajt e fundit nuk kanë një historik dëmesh.

Vitin e kaluar, edhe primet nga kartoni jeshil u rritën afërsisht me 5%, ndërsa primet nga policat e sigurimit kufitar pësuan një rënie të lehtë. Viti i kaluar nuk solli zhvillime inkurajuese në produktet e sigurimit vullnetar. Klasa kryesore, ajo e sigurimit të pronës ndaj fatkeqësive natyrore pësoi rënie të primeve me rreth 17%.

Edhe sigurimi i shëndetit ndaj sëmundjeve mbylli një vit në rënie, me 6% më pak prime të arkëtuara. Në total, tregu i sigurimeve vitin e kaluar u rrit me rreth 4% dhe arriti një volum primesh prej rreth 144 milionë eurosh.Me rreth 50 euro prime sigurimi për frymë, Shqipëria ngelet një ndër ekonomitë europiane ku qytetarët shpenzojnë më pak për t’u siguruar.Në vende si Zvicra, Danimarka apo Luksemburgu, primet e sigurimit për frymë kalojnë vlerën e 5 mijë eurove në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLE TË SHUMTA NË ELBASAN/ Automjetet kalojnë në "sitën" e policisë dhe "FNSH"
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Plot 66% besojnë suksesin e fushatës OFL/anti-KÇK

Delo.autor

Postime të ngjashme

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT