• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE TË SHUMTA NË ELBASAN/ Automjetet kalojnë në “sitën” e policisë dhe “FNSH”
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLE TË SHUMTA NË ELBASAN/ Automjetet kalojnë në “sitën” e policisë dhe “FNSH”

9 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

120 automjete luksoze prodhime të viteve 2015-2020 u janë nënshtruar kontrolleve nga Durrësi, Korça, Vlora, Berati e Fieri përgjatë 48 orëve. Nga këto mjete 10 janë bllokuar nga policia pasi kanë probleme me dokumentacionin duke rezultuar të vjedhura dhe me shasi të modifikuar. Burime për ReportTv bënë me dije se të dhënat e marra nga këto mjete si dhe përdoruesit e tyre do t’i nënshtrohen më pas operacionit “Forca e Ligjit” për të justifikuar blerjet me vlera nga 40-250 mijë euro për automjet.

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet edhe këtë të dielë në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit, kur i gjenden sende të jashtëligjshme ose kur rezultojnë të vjedhura. Policitë rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit.

Vijojnë kontrollet edhe në qytetin e Elbasanit për persona të shpallur në kërkim, armë apo drogë. Prezencë të madhe të forcave të policisë ka pasur në Peqin, rrethrrotullimin pranë postës, tek Ura e Shkumbinit. Në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja. Në kuadrin e 72 orëve në qarkun e Elbasanit janë kontrolluar 300 automjete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR ËNDËRR I REALIZOHET ALKETËS/ Vetë Ambra Angiolini e komplimenton në mënyrë të veçantë
Previous article SIGURIMI I MAKINËS/ Ja sa shpenzuan shqiptarët në 2019

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT