Një grup emigrantësh shqiptarë janë arrestuar pasi u gjetën në bordin e një cisterne nafte ne brigjet Dorset në Britaninë e Madhe.
Ka qenë kapiteni i anijes që transportonte naftë ai që ka raportuar se 7 shqiptarë ndodheshin në bord. Sipas mediave britanike, emigratët shqiptarë kishin marrë peng anijen dhe donin të largoheshin me të.
Anija në pronësi të Orrix Corp mbërriti në Portland më 09 shkurt pranë Weymouth pasi u ngarkua në portin e Rouen në Francë.
“Ne morëm një telefonatë rreth orës 05.40 të së martës, 9 shkurt 2021 nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person në nevojë për trajtim mjekësor në një anije tregtare të quajtur Chise Bulker, pranë Portland. Si rezultat i hetimeve, u përcaktua që një numër i vogël i individëve të paidentifikuar ishin në bordin e anijes dhe se askush prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore“, raportuan autoritetet.
Nuk ka raportime për lëndime të ekuipazhit ose të arrestuarve të përfshirë në operacion.


