• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si i trajton Shqipëria të papunët, ja sa përqind e tyre marrin përfitime
Home
Sociale

Si i trajton Shqipëria të papunët, ja sa përqind e tyre marrin përfitime

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është larg të qenit një shtet social dhe një shtet i mirëqenies, siç do të donte pjesa dërrmuese e shqiptarëve, dhe këtë gjë e vërtetojnë mjaft mirë edhe shifrat.

Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, tregon se situata është alarmante, jo vetëm në terma absolutë por edhe në krahasim me vendet e tjera të botës.

Këto shifra, të ilustruara edhe grafikisht, tregojnë se, në Shqipëri vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare. Shifra, jo vetëm që është tepër larg 100%, që në vendet më të zhvilluara të botës, dhe kryesisht në Europën veriore janë një standard mëse normal, por  e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë në Europë dhe Azinë Qendrore.

Në botë ndërkohë është e 12-ta nga fundi në këtë drejtim. Rezulton se, në Europë më keq se vendi ynë është vetëm Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia.

Shifra tregon se, praktikisht, vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë në vendin tonë, raporton “Scan”.

Por ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se, në vitin 2000, kjo normë fiksohej në 10.2%. Kjo do të thotë se, vendi ynë jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t`iu afruar standardeve europiane, por është larguar edhe më tej nga këto standarde.

Gjithsesi, duhet theksuar fakti se, në raportin e ILO—s, të dhënat i referohen atyre të fundit të disponueshme, e që në rastin e Shqipërisë në pjesën dërrmuese i referohen vitit 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasada e SHBA uron festat e nëntorit: Gëzuar Shqipëri/ FOTO
Previous article Reagon aktorja Tinka Kurti: Faleminderit, por nuk kam probleme shëndetësore

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj... Aktualitet

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT