• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI NDIKON KOLESTEROLI NË SHËNDETIN E TIROIDES? Ushqimet që duhet të shmangni
Home
Shëndet

SI NDIKON KOLESTEROLI NË SHËNDETIN E TIROIDES? Ushqimet që duhet të shmangni

27 September, 2024 s.autor Shëndet

Kolesteroli i lartë është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe isheminë. Rritja pa fre e tij kryesisht i atribuohet ushqyerjes së keqe dhe stilit të jetesës megjithatë ka një sërë problemesh shëndetësore që kanë ndikim tek niveli i kolesterolit.

Një problem i tillë ka të bëjë me tiroiden.

Prodhimi i sasive të larta ose tepër të ulëta të hormoneve rrit rrezikun e një niveli jo normal të kolesterolit në gjak.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë në trajtën e dyllit që është e pranishme në çdo qelizë të trupit. Ky i fundit e përdor kolesterolin për të prodhuar hormone por edhe acide që tresin yndyrnat.

Kur kolesteroli arrin në nivele të larta, ai mund të shkaktojë probleme të rënda siç janë sëmundjet e zemrës.

Kolesteroli rrugëton në trup nëpërmjet gjakut duke iu ngjitur një proteine. Ky kombinim njihet ndryshe si lipoproteina e cila ndahet në dy kategori në varësi të dendësisë.

Lipoproteina me dendësi të lartë njihet ndryshe si kolesteroli i mirë ndërsa ajo me dendësi të ulët njihet si kolesteroli i keq. Ky i fundit është tregues i një rreziku të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit?

Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor në punën përpunuese të mëlçisë dhe në eliminimin e kolesterolit të tepërt në trup.

Kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, mëlçia e ka të vështirë të përpunojë sasitë e mjaftueshme të kolesterolit.

Studimet kanë konfirmuar se 13% e njerëzve që vuajnë nga kolesteroli i lartë në gjak, përballen me një tiroide që prodhon pak hormone.

Nga ana tjetër, nëse tiroidja është tepër aktive mund të ketë një rol krejt të kundërt. Tiroidja hiperaktive mund të shkaktojë nivele të ulëta të kolesterolit në gjak.

Sidoqoftë, nuk ka akoma të dhëna shkencore që provojnë se nivelet e ulëta të kolesterolit rrisin rrezikun e problemeve me zemrën.

Ushqimet që duhet të shmangni kur tiroidja prodhon më pak hormone

Ushqimet që duhet të shmangni që të ulin kolesterolin edhe kur tiroidja prodhon më pak hormone janë:

-Mishi i kuq dhe me dhjamë

-Mishrat e përpunuar

-Produktet e bulmetit me shumë yndyrë

-Ëmbëlsirat e paketuar

-Ushqimet e skuqura

Në vend të tyre zgjidhni perime, fruta, ushqime të pasura me yndyrna mono-të-pangopura, peshk dhe arrorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË ITALI/ I ati qëlloi pa mëshirë ndaj familjes së tij, rrëfehet 14-vjeçari: U shtira si i vdekur
Previous article DËNIMI ME 1 VIT BURG/ Salianji: Kjo është dita e fundit të lirisë. Nuk më trembin dot...

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT