Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së. Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.
Denoncimi me fakte që Gjykata e quajti kallëzim të rremë i ndërpreu karrierën politike. Fatmir Xhafajt dhe I dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës. Edi rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Me vendimin e lexuar dy javë më parë ishte shpagim kundër meje e cdo zëri opozitar që jo vetëm nuk I ka ndaluar por reagimi ka qenë në unison kundër këtij manipulimi. Ata provuan se nuk janë funksionarë shtetit por pupacë të narkotrafikut. Nuk shkoj në burg si kallëzues I rremë. Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Shkoj si politikan dhe model I ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë! Shkoj në burg për të thënë se njeriu nuk përkulet. Do shkoj në burg, nuk më trembin dot mua dhe PD-në’ thotë Salianji.
Salianji premtoi se do publikojë dokumente të tjera edhe nga burgu
Nuk do të ndalen denoncimet. Do vijoj të çjerr maskën krimit dhe korrupsionit” tha Salianji.
Vendimi i Apelit që është i formës së prerë u morr dje (26 Shtator).
Edhe më herët në një postim në FB Salianji akuzuan kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dënimit.


