• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI KOTZIAS”/ Ministri plotësues grek: Zgjerojmë ZEE-në në detin Jon
Home
Nderkombetare

“SI KOTZIAS”/ Ministri plotësues grek: Zgjerojmë ZEE-në në detin Jon

25 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një intervistë të orëve të fundit, ministri plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos është përgjigjur ndaj një pyetjeje se çfarë do të bëjë Athina për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Ai ka thënë se, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Tsipras, pas informimit edhe të partive të tjera greke dhe një dialogu publik thelbësor, Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit.

Vendimi për zgjerimin e territorit detar në Jon dhe Egje, nga Athina, ishte deklaruar fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit të tij pas dorëheqjes, e kishte ngjallur reagime brenda dhe jashtë vendit.

Deklarata e sotme e ministrit plotësues të Jashtëm të Greqisë vjen të vërtetojë faktin se, kreu i qeverisë Alexis Tsipras ndryshoi strategjinë në këtë çështje madhore, duke çuar më parë vendimin për diskutim në Parlament dhe më pas në konsultime me presidentin e vendit, nga i cili duhet edhe të kalojë për nënshkrim dekreti në fjalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EAST MED"/ Projekti 7 miliard dollarë që sjell gazin izraelit drejt Europës
Previous article "U SHPALL TRADHËTAR NGA KADRI PARTIA E TIJ"/ Rama sqaron qytetarët: Ridvanin e kam takuar veç njëherë në jetë

F.autor

Postime të ngjashme

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT