• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EAST MED”/ Projekti 7 miliard dollarë që sjell gazin izraelit drejt Europës
Home
Europë

“EAST MED”/ Projekti 7 miliard dollarë që sjell gazin izraelit drejt Europës

25 November, 2018 F.autor Europë, Nderkombetare

Greqia, Qipro, Izraeli dhe Italia kanë rënë dakord për ndërtimin e gazsjellësit “East Med”, që do të krijojë lidhjen e rezervave të gazit të shtetit hebre me 3 vendet në fjalë, me anë të një projekti kolosal që do të kushtojë mbi 7 miliardë dollarë.

Sipas gazetes “Times of Israel”, që publikon lajmin, nëpërmjet këtij gazsjellësi, më i gjati dhe më i thellë nën det në botë, do të bëhet furnizimi me gaz natyror nga Mesdheu Lindor në Europë.

Vepra energjetike do të fillojë të ndërtohet rreth 170 kilometra nga bregu jugor i Qipros, e do të shtrihet në një gjatësi prej 2.200 km për të arritur në Otranto të Italisë, nëpërmjet Kretës dhe Greqisë kontinentale.

Ai do të jetë në gjendje të transportojë deri në 20 miliardë metra kub gaz në vit, kur nevojat e gazit në Europë pritet të rriten me 100 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2030.

Sipas medieve izraelite, puna për “East Med” do të fillojë në muajt e ardhshëm, pasi të shqyrtohet dhe aprovohet edhe nga BE-ja, e pritet të përfundojë brenda 5 viteve.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pas përfundimit të gazsjellësit “Turkstream”, që përuruan Putin dhe Erdogan, një gazsjellës për të cilin tashmë Athina bashkë me Sofjen kërkojnë të përfitojnë pjesën tjetër të tij, që do të çojë gazin drejt brigjeve italiane.

Për këtë çështje do të diskutojë kryeministri Tsipras me presidentin rus, në takimin që do të kenë në fillim të dhjetorit në Moskë. Athina synon fort këtë marrëveshje, pasi gazsjellësi “TAP” – që është thuajse në përfundim, – dhe ndërtimi i dy gazsjellësve të tjerë do ta shndërrojnë Greqinë në një nyje tepër të rëndësishme energjetike në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DY HERË MA KA NXI SYRIN"/ Gena tregon nëse ka frikë nga gruaja (FOTO)
Previous article "SI KOTZIAS"/ Ministri plotësues grek: Zgjerojmë ZEE-në në detin Jon

F.autor

Postime të ngjashme

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT