• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI DO DËSHTOJË “FOLTORJA”/ Ja si do ta sabotojë Basha aksionin e Berishës për Kuvendin e PD (PLANI “SEKRET”)
Home
Politikë

SI DO DËSHTOJË “FOLTORJA”/ Ja si do ta sabotojë Basha aksionin e Berishës për Kuvendin e PD (PLANI “SEKRET”)

20 October, 2021 F.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Aksionit politik kombëtar të Sali Berishës për rrëzimin e Lulzim Bashës po i vjen fundi, duke i hapur rrugë kështu përballjes finale me ‘birin e tij politik’, të cilin e akuzon për tradhti, dorëzim të sovranitetin të partisë tek SHBA, për 5 humbje etj. Gjatë takimit të djeshëm në Peshkopi, Sali Berisha tha se janë mbledhur 2/3 e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, me qëllim për anuluar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së, rrjedhimisht edhe nga partia, si dhe për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Edhe pse statuti aktual i PD-së parashikon që kryetari mund të shkarkohet vetëm përmes një mocioni mosbesimi nga Këshilli Kombëtar, vendim i cili duhet të konfirmohet më pas nga Kuvendi i partisë, Berisha nuk heq dorë nga rruga jashtë statutore për të goditur Bashën përmes Kuvendit të PD-së. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë kurrë mbledhjen e një Kuvendi kundër SHBA, duke shtuar se Partia Demokratike nuk mund të kthehet në bunker i interesave personale, duke iu referuar Sali Berishës dhe Familjes së tij.

Po a mund ta mbledhë Kuvendin e PD-së Sali Berisha pa miratimin e Lulzim Bashës? Nëse Kuvendi mblidhet, kush do ta drejtojë dhe çfarë vendimesh mund të marrë?

Siguria e Lulzim Bashës për të mos lejuar mbledhjen e Kuvendit të PD-së nga Sali Berisha bazohet në një parashikim statutor, i cili kushtëzon mbledhjen e këtij forumi të lartë me vullnetin e kryetarit të partisë. Më konkretisht, Sali Berisha mund të mbledhë delegatët që kanë firmosur në një sallë të caktuar, por finalizimi i mbledhjes është në dorën e Bashës.

Pika 2 e nenit 43 të statutit të PD-së parashikon që Kuvendi i PD-së mund të mblidhet kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij, por drejtimi i mbledhjes është në dorën e Lulzim Bashës. Fjalia e fundit e pikës 2 të nenit 43 parashikon që “punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozimin e kryetarit të partisë”.

Në kushtet kur Lulzim Basha nuk e ka ndërmend të propozojë një komision të tillë, mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së nuk mund të mbahet, pasi nuk ekziston një komision drejtues. Çdo lëvizje tjetër që mund të ndërmarrë Berisha do ta bënte mbledhjen e paligjshme, pasi statuti e parashikon qartësisht që anëtarët e komisionit drejtues zgjidhen nga Basha.

Nuk ka dyshim se Sali Berisha e njeh statutin e PD-së, të cilin e ka votuar vetë dhe e di që mbledhja e Kuvendit të PD-së është në duart e Bashës. Në kushtet kur një parashikim i tillë është tejet i qartë, krijohen dyshime të forta se Sali Berisha nuk synon një përballje me votë për rrëzimin e Bashës në forumet e larta të Partisë Demokratike, por krijimin e një grupi mbështetësish brenda partisë, për ta përdorur si bunker në vend të PD-së, për vete dhe familjen e tij, e shpallur non grata nga SHBA dhe në shënjestër të drejtësisë së re.

Dyshimet mbi qëllimin e fshehur të ‘Foltores’ shtohen në kushtet kur statuti i Partisë Demokratike parashikon një rrugë tjetër për shkarkimin e kryetarit, që është mbledhja e Këshillit Kombëtar, si dhe për ankimimin e vendimit të përjashtimit, që është Komisioni për Ankesat, me në krye Flutura Açkën. Berisha po ndjek qëllimisht një tjetër rrugë, në kundërshtim me statutin, për të mos arritur kurrë në një rezultat konkret./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Tetë të vdekur dhe 659 infektime të reja në 24 orët e fundit. Ja sa të shtruar ka
Previous article JETA E SHTHURUR E ALLEGRIT/ Ambrën e tradhtoi, partneres së parë iu zhduk dy ditë para martesë

F.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT