• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI VRAU GRUAN NË GREQI/ Fëmijët e çiftit ende s’dinë asgjë, daja merr përsipër t’u japë lajmin
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI VRAU GRUAN NË GREQI/ Fëmijët e çiftit ende s’dinë asgjë, daja merr përsipër t’u japë lajmin

7 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fëmijët e çiftit shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë një ditë më parë në Greqi janë në  gjendje të rëndë psikologjike. Një ditë pasi babai i tyre vrau nënën, fëmijët janë marrë nga vëllai i viktimës i cili jetonte në po të njëjtin fshat me të motrën.  Tani bashkë me psikologen e bashkisë ata kanë marrë përsipër të informojnë fëmijët për realitetin e ri me të cilin duhet të mësohen të jetojnë.

Tronditja për dy fëmijët bëhet akoma më e madhe pasi të dielën nga postimet e burrit vrasës dhe djalit 10-vjeçar duket se familja kishte kaluar momente të lumtura. Fotoja ku çifti shfaqen shumë pranë një tjetrit e postuar në Facebook pak orë pas krimit është realizuar nga djali i tyre, i cili po ashtu ka hedhur në rrjete sociale një foto me nënën dhe babanë e tij.

Vëllai i Elonës që mbeti viktimë e sulmit të të shoqit ka deklaruar se çifti kishin qenë të martuar prej 10 vitesh ndërsa pak orë pas krimit ai kishte qenë me motrën e tij.

“Kanë 10 vite të martuar. Ishin të qetë. Nuk kanë pasur probleme, shkonin në punë bashkë. Ne shkuam dje me motrën në kafe në orën 08:00-08:30. Më pas ajo u largua për në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Ata ishin në dhomën ngjitur dhe nuk kuptonin asgjë. Ne i kemi marrë dhe i kemi sjellë në shtëpinë time”, ka deklaruar ai.

Bashkëfshatarët e çiftit janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë pasi thonë se në tre vite që ata kishin jetuar në këtë zonë nuk kishin shfaqur probleme.

Çifti shqiptar merreshin me bujqësi që nga dita e parë kur ishin vendosur në fshat.

“Çifti jeton në zonë që prej tre vitesh. Ata merreshin të dy me bujqësi. Nuk kishin shumë raporte me banorët e tjerë të fshatit. Se çfarë ka ndodhur askush nuk e di” thonë ata.

Autori nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë ndërkohë që 36-vjeçarja nuk kishte bërë asnjëherë denoncim për dhunë në familje. Megjithatë disa nga fqinjët e tyre thanë se pak orë para krimit ata kishin debatuar me zë të lartë. Duket se pas sherrit 40-vjeçari e ka mbytur gruan e tij me duar dhe më pas ka dalë nga shtëpia duke lajmëruar policinë. “Unë me siguri sapo mbyta gruan time”, i ka thënë ai punonjësve të policisë.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes shqiptare e gjeti gruan të vdekur në fshat ndërkohë që ai qëndronte i ulur pranë saj. 40-vjeçari fillimisht i tha policisë se debati kishte nisur sepse ajo donte ta linte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Gjermania jep 1 milion euro për Ushtrinë e Kosovës
Previous article BOJKOTI/ SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT