• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOJKOTI/ SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin
Home
Nderkombetare

BOJKOTI/ SHBA nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

7 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, pasi Kina u zotua se do t’i “kundërpërgjigjej” çdo bojkoti të tillë diplomatik.

Presidenti Joe Biden tha muajin e kaluar se ai po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti të tillë diplomatik mes kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina, duke përfshirë atë që Uashingtoni thotë se është gjenocid kundër myslimanëve të pakicës në provincën perëndimore të Xinjiangut.

“Administrata Biden nuk do të dërgojë asnjë delegacion diplomatik ose zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paraolimpike të vitit 2022 në Pekin, duke patur parasysh gjenocidin e vazhdueshëm të Republikës Popullore të Kinës dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë shtypi të hënën.

“Dërgimi i një delegacioni diplomatik ose zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara do t’i trajtonte këto lojëra si çështje pune normale përballë abuzimit skandaloz të të drejtave të njeriut dhe mizorive të Republikës Popullore të Kinës në Xinjiang, dhe ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë”, tha zonja Psaki.

 

 

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Bojkoti diplomatik, i cili ishte inkurajuar nga disa ligjvënës të Kongresit amerikan disa muaj më parë, nuk do të ndikojë pjesëmarrjen e atletëve amerikanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, tha zonja Psaki./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI VRAU GRUAN NË GREQI/ Fëmijët e çiftit ende s’dinë asgjë, daja merr përsipër t’u japë lajmin
Previous article "CILI ËSHTË BANORI QË NUK DO FITOJ BB-VIP?" Iliri e thotë pa problem mendimin e tij

s.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT