• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPTARI QË FITOI SANREMON”/ Historia e Ermal Metës, djalit nga FIERI që realizoi ËNDRRËN e tij në Itali
Home
Aktualitet
Media

“SHQIPTARI QË FITOI SANREMON”/ Historia e Ermal Metës, djalit nga FIERI që realizoi ËNDRRËN e tij në Itali

11 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Media

Shpallet fitues i garës në festivalin e Sanremos kantautori shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, kanë triumfuar në Festivalin e Sanremo-s në Itali.
Ata shpallen fitues me 52% të votave në vendin e parë, me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 22%.

Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.

“Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin se kjo këngë të vazhdonte garën.

Pas verifikimeve, RAI ka vendosur qe Meta te vazhdoje garen pasi ka rezultuar se kenga e tij nuk eshte plagjature.

  • Por kush është Ermal Meta?

Ai lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari, Itali me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit Ameba 4. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.

Në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi.

Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” u konsiderua si një nga krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai zuri vendin e tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lodhja, e lidhur me mënyrën tonë të jetesës?
Previous article Besi tani Ijen e merr edhe në club, shikoni çfarë ndodhi mbrëmë (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT