• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lodhja, e lidhur me mënyrën tonë të jetesës?
Home
Shëndet

Lodhja, e lidhur me mënyrën tonë të jetesës?

11 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Të gjithë ndihemi shumë të lodhur ose jemi të mbingarkuar me punë herë pas here. Këto raste të lodhjes së përkohshme/ kalimtare kanë shkaktarë të identifikueshëm dhe një trajtim të mundshëm.

Lodhja rraskapitëse në anën tjetër zgjat më shumë dhe nuk kalon me një pushim. Është një gjendje e vazhdueshme lodhjeje që zhvillohet me kalimin e kohës duke na shteruar energjitë, motivimin dhe përqendrimin. Lodhja në këtë nivel ndikon në gjendjen emocionale dhe psikologjike të gjithsecilit.

Shkaqet

Në të shumtën e rasteve lodhja lidhet me rutinën e përditshme, veçanërisht me mungesën e aktivitetit fizik. Ndjesia e lodhjes është e lidhur dhe me depresionin, por në raste të tjera është simptomë e gjendjeve shëndetësore që trajtohen me medikamente.

Faktorët e mënyrës së jetesës

Renditja e faktorëve që mund të jenë përgjegjës për ndjesinë e lodhjes shpeshherë është hapi i parë drejt lehtësimit. Lodhja mund të lidhet me:

Përdorimin e alkoolit dhe drogave
Aktiviteti fizik i tepërt
Trazira nga ndryshimet e orareve
Aktivitet i pakët fizik
Mungesë të gjumit
Ushqyerja jo e shëndetshme
Gjendjet shëndetësore

Lodhja rraskapitëse mund të jetë shenjë e një gjendje shëndetësore ose efekt i përdorimit të drogave apo të ndonjë terapie, siç janë:

Problemet akute të mëlçisë
Anemia
Ankthi
Kanceri
Sindroma e lodhjes kronike
Infeksioni kronik
Sëmundja kronike e veshkave
Tronditjet
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike
Depresioni
Diabeti
Emfizema
Fibromialgjia
Hidhërimi
Sëmundjet e zemrës
Hipotiroidizëm
Hipertiroidizëm
Sëmundja inflamatore e zorrëve
Mjekimet dhe trajtimet siç janë: kimioterapia, terapia me rrezatim, medikamentet e zemrës dhe anti-depresantët
Sklerozë të shumëfishtë
Obeziteti
Dhimbjet të vazhdueshme
Apnea e gjumit
Stresi
Dëmtimet traumatikë në tru
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse lodhja lidhet me problemet e shëndetit mendor dhe në simptomat përfshihen:

Mendime për të dëmtuar veten ose vetëvrasje
Mendime për të lënduar të tjerët
Gjithashtu, kërkoni kujdes mjekësor nëse lodhja lidhet me:

Dhimbje në kraharor
Vështirësi në frymëmarrje
Rrahjet e shpejta dhe jo të rregullta të zemrës
Ndjesia e të humburit të ndjenjave
Dhimbje të forta në kurriz, barkë dhe legen
Kërkoni t’ju shoqërojnë në emergjencë nëse:

Keni gjakderdhje jonormale, duke përfshirë gjakderdhje nga zorra e trashë ose të vjellat me gjak.
Dhimbje koke të forta
Lini një takim me mjekun nëse: Lodhja vazhdon të jetë e njëjtë edhe pas disa javësh, ndonëse jeni përpjekur të pushoni, të ulni nivelet e stresit, të mbani një dietë të shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studim/ Qëndrimi në këmbë, përfitimi që sjell në shëndetin tënd
Previous article "SHQIPTARI QË FITOI SANREMON"/ Historia e Ermal Metës, djalit nga FIERI që realizoi ËNDRRËN e tij në Itali

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT