• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptarët synojnë Gjermaninë, por nuk janë më të mirëpritur!
Home
Sociale

Shqiptarët synojnë Gjermaninë, por nuk janë më të mirëpritur!

15 November, 2017 Ina.Autor Sociale

Koniunkturё e mirё, ekonomi nё bum – nё fakt shumica e gjermanёve duhej tё ishin posaҁёrisht nё mirёqenie. Por ata nuk janё. Rreziku pёr t’u varfёruar, madje ёshtё i lartё, sipas fondacionit Hans-Böckler.

Symbolbild Gegensatz von Armut und Reichtum (picture alliance/blickwinkel/McPHOTO)
Njё supozim: Tё ardhurat mujore i humbet, sepse sёmuresh keq, aq sa nuk mund tё punosh mё. Njё sigurim pёr raste tё paaftёsisё pёr punё, nuk ёshtё kontraktuar, ose pёr arsye financiare, ose nga mosdёshira. Njё pension pёr kufizimin e aftёsive pёr punё as qё shtrohet pёr diskutim. Njё rast tjetёr: mosha e pensionit ёshtё arritur, por pensioni shtetёror ёshtё aq i ulёt, sa prej tij nuk mund tё jetohet. Njё sigurim privat pёr moshёn e tretё nuk ekziston.

Nёse dikujt i ndodh kёshtu, ai rrezikohet nga humnera e pashmangshme financiare. Sigurimi social hyn nё veprim, vetёm nёse nuk ke asgjё, nёse ke njё pasuri vetiake mund tё marrёsh asistencё sociale, vetёm pasi tё jetё konsumuar kjo pasuri nё tёrёsi. Nёse pёrfundon me asistencёn e papunёsisё (Arbeitslosengeld II) ose atё sociale, atёherё ndodhesh nёn kufirin e varfёrisё.

Pasuritё gjermane janё tё pamjaftueshme

Instituti i Studimeve Ekonomike e Sociale (WSI) i fondacionit tё sindikatave Hans-Böckler ka bёrё objekt tё raportit tё saj mbi shpёrndarjen e pasurisё njё situatё tё supozuar. Sa kohё mund tё mbahet njё buxhet familjar gjerman me pasurinё qё posedon, derisa tё mos ketё mё asgjё? Rezultati i studimit ёshtё, qё njё e treta e buxheteve familjare mund tё mbahen me kursimet qё kanё vetёm pak javё ose pak muaj. Ndёrsa buxhete familjare nё majёn e shkallёs sё klasifikimit tё pasurisё mund tё mbahen tё paktёn dy vjet deri nё dy dekada.

Se sa kohё mjaftojnё paratё, kjo varet nga shpenzimet. Por kjo prek fare pak. Pasuritё nё Gjermani janё tё shpёrndara jo proporcionalisht. Dhjetё pёrqind e popullsisё posedon 60 pёrqind tё vlerave tё pasurisё. 50 pёrqind e popullsisё posedon vetёm 2,4 tё vlerave tё pasurisё. Kёsaj i shtohen edhe dallimet Lindje-Perёndim: buxhetet familjare nё lindje tё Gjermanisё me pasurinё e tyre nuk mund tё mbahen aq gjatё sa ato nё perёndim tё Gjermanisё. Qytetarёt e moshuar ndonёse kanё mё shumё rezerva financiare, nё kёtё grupmoshё njё nё pesё buxhete mbahet vetёm prej tё ardhurave mujore. Prindёr tё divorcuar qё rrisin fёmijёt vetёm kanё mё pak mundёsi tё kompensojnё tё ardhurat e pakta prej rezervave.

Gjermanёt – europianёt mё tё varfёr

Gjermania ёshtё “e varfёr nё pasuri”, pikёrisht nё grupet me tё ardhura tё pakta, thotё Anke Hassel, drejtore shkencore nё WSI. Kjo ka tё bёjё ndёr tё tjera me faktin, se Republika Federale e Gjermanisё ёshtё njё “vend i qirave”. Vetёm 40 pёrqind e njerёzve kanё njё shtёpi tё vetёn. Ndёrkohё qё 70 deri nё 80 pёrqind e italianёve dhe spanjollёve posedojnё imobilje. “Nё vende tё tjera edhe njerёzit me tё ardhura tё pakta mund tё krijojnё vlera pasurie pёrmes imobilieve”, thotё Hassel.

Tё ardhurat: Kush konsiderohet i varfёr, e kush i pasur nё Gjermani?

Kjo vlen nё Europё me sa duket nё shumё vende. Ndonёse Gjermania ёshtё motori ekonomik i Europёs. Koniunktura dhe ekonomia janё nё bum, papunёsia po ulet gjithnjё e mё shumё, Megjithatё, sipas njё studimi tё Bankёs Qendrore Europiane gjysma e buxheteve familjare gjermane duke zbritur borxhet mё sё shumti posedon zero deri nё maksimumi 60.000 Euro. Nё Qipro dhe nё Itali pasuria mesatare ёshtё nga 170.000 deri nё 150.000 Euro. Francezёt arrijnё gati tek dyfish mё shumё se gjermanёt. Madje edhe Portugalia e Greqia ka njё vlerё mё tё lartё pasurie mesatare pёr buxhet familjar krahasuar me Gjermaninё.

Jetё nё pasiguri ekonomike

Nёse analizohet nё detaje 50 pёrqind e gjermanёve, qё sipas fondacionit Hans-Böckler nuk janё nё gjendje tё krijojnё pasuri me rezerva, atёherё rezultojnё dy nёngrupe. Nga njёra anё nёn 20 pёrqind e popullsisё, qё jeton prej asistencёs sociale, ose me pensionin minimal ligjor. Kёta konsiderohen si “tё varfёr”. Ndёrsa 30 pёrqind, tё ashtuquajturit “shtresa e ulёt e mesme” punojnё me normё tё plotё, e megjithatё kanё aq pak tё ardhura, sa u duhet tё jetojnё vazhdimisht nё pasiguri materiale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Më përdori vetëm për seks"/ Modelja akuzon Christiano Ronaldon (Foto)
Previous article BILBIL KLOSI: Për ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë më 1949-ën, më orientoi në telefon “Komandanti”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT